WASHINGTON- Presidenti Bujar Nishani është nisur sot drejt SHBA-së për të marrë pjesë në mëngjesin e lutjeve por dhe për të zhvilluar një sërë takimesh.

Presidenca njofton se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Presidenti do të zhvillojë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë, në Senat dhe Kongresin Amerikan.

Presidenca njoftoi sot se vizita e Nishanit është në përgjigje të ftesës së ardhur nga një grup senatorësh dhe kongresmenësh për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)