Kreu i Shtetit Bujar Nishani në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Brigadave ka nderuar dje me titullin “Nderi i Kombit”, katër dëshmorët e demokracisë në Shkodër Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

Në fjalën e tij të mbajtur në nderim të 2 Prillit 1991 dhe 4 dëshmorëve të kësaj dite, Presidenti Nishani tha se mirënjohja për katër të rinjtë që do të nderohen sot është nderimim më minimal që mund të bëjë secili prej nesh sot. Ndërsa theksoi se diktaturën komuniste e rrëzuan pikërisht ata. “Diktaturën e rrëzuan ata që vuajtën në internime, e rrëzoi rinia, revolta e një populli të varfëruar. Në atë rrëzim pati edhe gjak.

Sot në këtë ditë ne kujtojmë me respekt sakrificat e bëra gjatë diktaturës. Është në nderin tonë, të institucioneve. Jo vetëm ti kujtojmë por edhe ti vlerësojmë këto kontribute.

Sot nga kjo sallë kam nderin dhe mundësinë që të bëj detyrën time më minimale të vlerësoj 4 heronjtë që dhanë ndihmën e tyre të madhe dhe shoqatën e 2 prillit që përkujton njerëz të rëndësishëm që kanë dhënë kontribut në atë demonstrate”, tha Nishani


Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(f.i./Shqiptarja.com)