Nishani në "A1 Report":Firmosa
për SHQUP, Rama: Turp!

Nishani në për SHQUP, Rama: Turp!">
TIRANË - Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka firmosur dekretin për të hequr Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë (SHQUP) nga Minisitria e Mbrojtjes dhe kalimin e tij në pronësi të Partisë Demokratike.

Pavarësisht se dekreti nuk është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit një fakt të tillë e konfirmoi për ‘A1 Report” mbrëmjen e së enjtes, (15 gusht), duke shpjeguar dhe arsyet se përse e kishte firmosur këtë kalim pronësie, aq të debatueshëm gjatë gjithë këtyre ditëve dhe ku janë ngërthyer përplasjet e politikës por e të strukturave të tjera, përfshi dhe organizmat ndërkombëtarë. Duke u bërë në këtë mënyrë pjesë e lojës politike të palëve në Shqipëri dhe duke mos qëndruar aspak mbi palët, sikur është e përcaktuar dhe në Kushtetutën e Shqipërisë.

Presidenti Nishani ka shpjeguar se “iu përgjigja pozitivisht Ministrisë së Mbrojtjes”. Sipas tij “dekreti nuk kalon nga qeveria”. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria e kanë firmosur pa fare probleme vendimin që SHQUP të kalojë seli e PD, ndërsa pritet rezistencë nga Nishani. Madje kanë qënë pikërisht burime nga Ministria e Mbrojtjes ato që pohuan se Presidenti, me  atributet e komandantit të përgjithshëm të FA e ka firmosur dekretin për nxjerrjen jashtë invetarit të ushtrisë të godinës së SHQUP. Dekreti që mbante përgjigjen pozitive të kreut të shtetit dhe mësohet se ka mbërritur në zyrat e ministrisë së Mbrojtjes dje pasdite.

Pikërisht një ditë pas një komunikimi të ethshëm mes vetë strukturave të kësaj ministrie dhe Shtabit të Përgjithshëm me tone të ashpra dhe përmes kundershtive. Lëshimi këtij dekreti nga presidenti Republikës Bujar Nishani e përfshin atë në një shkelje të pastër të ligjit e për më tepër e vë më shumë në pozita jo fort të favorshme si kryetar shtetit, përderisa në mënyrë të panevojshme përfshihet në lojën politike të dy blloqeve politike që në shtator bëjnë dhe rotacionin politik të pushtetit.

Njëherësh më e rëndësishme është se ligji e ndalon kategorikisht operimin në këtë mënyrë, dhe për më tepër duhej të kishte dhe firmën e shefit të shtabit të përgjithshëm të FA Xhemal Gjunkshi. Ligji 8671 datë 26.10.200 i ndryshuar me ligjin 9194 datë 19.2.2004 kreu dy pika 3 thotë se:

Komandanti përgjithshëm i Forcave të Armatosura,  Miraton planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje …..Por përpara se Nishani ta ndërmarrë këtë hap ai duhet të ketë mbi tavolinë shkresën me firmën e shefit të shtabit të përgjithshëm i cili bën kërkesën për çdo tjetërsim të pronave të ushtrisë.

Pavarësisht vendimit të Këshllit të Ministrave, firmave të Arben Imamit dhe Presidentit Nishani, mjafton firma e munguar e shefit të Shtabit të Përgjithshëm që i gjithë ky operacion me SHQUP të jetë i paligjshëm. Ndërkohë që situata agravohet akoma më shumë teksa në shtator qeveria e re e drejtuar nga Rama ka premtuar anulimin e këtij trasferimi pronësie.

RAMA: TURP
Menjëherë më pas  njëkohshëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit, që pritet të marrë detyrën në muajin shtator, Edi Rama, i cili ka komentuar vendimin e qeverisë për ta kaluar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë (SHQUP) si një seli e Partisë Demokratike. Ai e ka quajtur "një turp", "grabitje", "kundër ligjit", "pushtet plaçkitës". Rama ka përsëritur se "sa të merituara kanë qenë 1 milion shuplakat që i dha populli në 23 qershor".  

"Ç'turp: Partia humbese qe ende qeveris nje vend te NATO-s, grabit Shtepine Qendrore te Ushtrise per ta bere seli te veten! Dhe kunder Ligjit! Çdo dite e qeverise pas zgjedhjeve tregon sa te merituara kane qene 1 milione shuplakat qe i dha Populli ne 23 qershor pushtetit plaçkites! 8 vjet duke genjyer, vjedhur, vrare, u ndeshkuan si askush me keq prej '92-shit e po ikin duke e ngrene perdite turpin me babezine e te marrit!", komentoi Rama në Twiitter.
Ndërkohë që Drejtori i SHQUP, Ferit Breçani, që konfirmoi zhvendosjen e aktivitetit për bilanc negative, është bashkëshorti i Shpresa Breçanit, mbesa e Sali Berishës 

Lajmi u perditesua

Fillimisht u publikua në orën 20:00 të 15 gushtit dhe u përditësua ora 07:00 e 16 gushtit 2013

Redaksia Online
(mag/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë