TIRANE- Takimit IV Rajonal të Presidentëve në Mal të Zi, është shfrytëzuar nga presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe ai i Maqedonisë, George Ivanov për të dënuar incidentet e fundit, por dhe për të përsëritur se Shqipëria nuk ka interesa për të kërcënuar integritetin e vendeve fqinje.
Në Shqipëri makina e kryeministrit Gruevski u godit me vezë gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë më 23 nëntor. Ngjarja u pasua me incidente të djegies së flamujve shqiptarë dhe maqedonas si në Shqipëri ashtu dhe në Maqedoni.
“Mund të garantoj që marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë marrëdhënie të shkëlqyera, marrëdhënie të një fqinjësie të mirë. Incidente nga individë të izoluar dhe provokativë natyrisht janë objekt i drejtësisë, por ato asesi nuk mundet që të cënojnë këto marrëdhënie të shkëlqyera që ne kemi midis dy vendeve tona.”- ka thënë presidenti Nishani në konferencën e përbashkët për shtyp që u mbajt në Budva të Malit të Zi, njofton zyra e shtypit e presidencës shqiptare.
Ndërkohë që në të njëjtën linjë ka qenë dhe presidenti maqedonas Ivanov, i cili gjithsesi ka shmangur përgjigjen e pyetjes për anulimin e vizitës së tij në Shkup me rastin e festës së 100 vjetorit të pavarësisë.
.
“Marrëdhëniet ndërfqinjësore janë rrugë dykahëshe. Patjetër ato duhet të shkojnë në dy kahje, dhe jo vetëm në një kahje” tha presidenti Ivanov, citon agjencia e lajmeve Ina.
Goditja me vezë, dhe incidentetet me djegien e flamujve ishin “të papranueshme dhe të papërgjegjshme dhe autorët duhet të dënohen sipas ligjit për të parandaluar përcjelljen e mesazheve të gabuara”- është mesazhi i përcjellë nga të dy presidentët mbrëmë në Budva, bën të ditur Balkan Insight.
SHQIPERIA: NUK CENON TERRITORET FQINJE
Gjatë konferencës Presidenti Nishani nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rol paqeje dhe stabiliteti në rajon, dhe nuk ka interesa për të kërcënuar integritetin e vendeve fqinje.
“Marrëdhëniet me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë marrëdhënie shumë të mira. Shqipëria nuk ka asnjë problem të hapur me asnjë nga vendet e rajonit, veçanërisht marrëdhëniet tona me vendet fqinje, si Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, janë të një prioriteti të veçantë. Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk kanë pasur interesa për të kërcënuar integritetin e vendeve fqinje. Shqipëria dhe shqiptarët janë të përcaktuar ashtu si të gjitha vendet e tjera në rrugën e integrimit evropian. Ne besojmë plotësisht që si për çdo vend tjetër të rajonit, por dhe të Ballkanit Perëndimor, edhe për Shqipërinë, dhe për të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen dhe jetojnë në trevat e tyre, rruga e bashkimit në Bashkimin Evropian është rruga më e mirë për të gjitha kombet, për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.”- tha Nishani.
CENTRALI BERTHAMOR? NISHANI: S'KA PASUR PROJEKT KONKRET
Presidenti është pyetur dhe në lidhje me ndërtimin e një central bërthamor në Shkodër, dhe presidenti deklaroi se Shqipëria nuk ka pasur asnjë projekt konkret për të.
“Për Shqipërinë nuk ka pasur asnjëherë një projekt konkret të impianteve nukleare. Për ne prioritet në Shqipëri mbetet energjia e rinovueshme, energjia e pastër, e mbështetur kryesisht në energjinë e prodhuar nga rezervat ujore. Mund t’ju informoj se Shqipëria konsideron që ka resurse shumë të rëndësishme ujore, të cilat duhen shfrytëzuar për ndërtimin e hidrocentraleve dhe ky do të jetë prioriteti i Shqipërisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com