Në Vuthaj në Mal të Zi, ku mori pjesë në tubimin tradicional, “Mirë se vini në Alpet Shqiptare” Presidenti Bujar Nishani apeloi për forcimin e bashkëpunimit në rajon, duke theksuar se nuk ka vend për urrejtje e klonflikte. Nishani tha se fati i kombit tonë ka bërë që shqiptarët të jetojnë të ndarë në 6 shtete në Ballkan, por ata janë shndërruar në simbol i bashkjetesës dhe harmonisë.
Kreu i Shtetit në fjalën përshëndetëse tha se shqiptarët edhe pse jetojnë të ndarë në 6 vende të Ballkanit, janë simboli i bashkjetesës dhe harmonisë, ndërsa apeloi për focimin e bashkëpunimit në rajon.
''Hapësirat e reja te lirisë, paqja dhe mirëkuptimi në rajon, respektimi i vlerave të gjithsecilit, ndërtimi i rrugëve dhe mundësia e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave, njohja nga afër dhe bashkëpunimi në mes të të gjitha kombeve në rajon, largimi i urrejtjes dhe paragjykimeve për njëri-tjetrin do ta bëjnë rajonin tonë me të qetë, me të sigurt dhe me të zhvilluar dhe për këtë shqiptarët janë në pararojë. Shqipëria dhe kombi shqiptar në përgjithësi e ka zgjedhur me kohë këtë drejtim'', - u shpreh Nishani.
Nishani tha se shqiptarët si komb në fund të këtij shekulli po gëzojnë hapësirat e lirisë, duke u shndërruar në një vend të demokratizuar dhe aleat në organizma të rëndësishëm botërorë.
Ne shqiptarët, si komb, më në fund në këtë fillim shekulli kemi filluar t’i shijojmë dhe gëzojmë hapësirat e lirisë dhe po punojmë çdo që ato të jenë sa më të mëdha për të gjithë ne, si dhe për rajonin dhe më gjerë. Shqipëria tashmë është demokratizuar, është anëtarë e NATO-s dhe në rrugë të mbarë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe po përparon me shpejtësi dhe e sigurt drejt integrimeve euro-atlantike. Shqiptarët në Maqedoni janë faktor paqeje dhe stabiliteti i Maqedonisë dhe rajonit. Vëllezërit tanë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë po ruajnë me shumë forcë dhe çdo ditë e më shumë po arrijnë të drejtat e tyre, edhe pse më shumë vështirësi. Shqiptarët në Mal të Zi, janë kontribuesit kryesorë për pavarësinë e Malit të Zi dhe sot çdo ditë e më shumë po i arrijnë të drejtat e tyre që i meritojnë dhe ju takojnë edhe me kushtetutën e Malit të Zi, shtoi më tej Kreu i Shtetit.
Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2016” mblodhi në Vuthaj në Mal të Zi, shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia, por dhe nga vendet e largëta si Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Australia.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com