VARSHAVE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndodhet për një vizitë në Poloni, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani. Në ditën e dytë të qëndrimit në Varshavë, kreu i shtetit mori pjesë në veprimtaritë e organizuara për festimet me rastin e 25-vjetorit të fitores së demokracisë në Poloni dhe fillimit të proceseve demokratike në Europën Qendrore dhe Lindore. Gjatë kësaj ceremonie, Presidenti Nishani pati rastin të shtrëngojë duart dhe të shkëmbejë përshëndetje me Presidentin Amerikan, Obama dhe Presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Poroshenko.
 
Ndërsa fjalën përshëndetëse të rastit në këtë aktivitet e mbajti Presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski dhe Presidenti Amerikan, Barak Obama.
 
Presidenti, me këtë rast, mori pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes, të ndjekur nga foto familjare dhe ceremonia kryesore zyrtare që Presidenti polak, Komorovski organizoi për të ftuarit, kryetarët e shteteve dhe qeverive dhe përfaqësuesit e posaçëm.

foto familjare e nishanit ne varshave

Ndërsa në ditën e parë të viziës së tij në Varshavë, Presidenti Nishani mori pjesë në ceremoninë gala të Çmimit Solidarnost “Les Valesa”. Kjo ngjarje, me rëndësi simbolike për Europën Lindore, kishte të ftuar special shefin e Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama.
 
Edhe fituesi i çmimit të parë Solidarnost “Les Valesa” ishte shumë simbolik. Ndërkohë, Presidenti i Polonisë, Komorovski ia dorëzoi këtë çmim prestigjioz kryetarit të Këshillit Kombëtar të Tartarëve të Ukrainës, Mustafa Xhemilev.
 
Ai u nderua për kontributin e tij të vazhdueshëm për paqe, demokraci dhe të drejtat e njeriut.
 
Aktiviteti i Presidentit në Varshavë u mbyll në Parlamentin e Republikës së Polonisë, ku, në një Seancë solemne Presidenti Komorovski mbajti një fjalë me rastin e 25 vjetorit të Polonisë së lirë për deputetët dhe të ftuarit në këtë veprimtari.
nishani ne poloni

nishani ne poloni
nishani ne poloni
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)