Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani nuk e sheh fatin e tij në parti të lidhur me vendimet e Lulzim Bashës, pasi siç theksoi ai ka në parti shumë vite para dhe se në të ka hyrë pasi ka besuar në parimet dhe vlerat e saj dhe jo për të marrë poste. Në një intervistë për Report Tv me gazetaren Danjela Maloku, i pyetur nëse do të ikë nga partia, në qoftë se Basha e largon nga kreu i Këshillit Kombëtar me ndryshimet e reja që pritet të bëhen në Kuvendin Kombëtar të PD më 17 korrik, Nishani ishte i prerë se nuk largohet nga PD dhe se nuk do i bashkohet asnjëherë asnjë partie tjetër, pavarësisht se çfarë vendos Basha
“Angazhimi im në politikë nuk ka lidhje me qëndrimet që mban Basha për institucione të ndryshme brenda PD. unë nuk jam futur në politikë për të marrë poste të caktuara dhe rrugëtimi im në politikë vazhdon dhe do të vazhdojë bazuar te parimet që kam besuar që ditën e parë. Unë nuk e shoh kalimin në një parti tjetër dhe nuk do jem kurrë pjesë e një partie tjetër , por vetëm PD. Pavarësisht jam në krye të këshillit apo në krye të një institucioni tjetër apo jo, unë do të hem në PD, pasi e kam nisur rrugëtimin në parti nga posti më bazik i saj dhe deri këtu ku jam sot”, tha Nishani.
Joserioze e dashakeqe i cilëson Bujar Nishani propozimet e Bashës për ndryshimet në statut. Nishani hodhi akuza se Basha me këto propozomë kërkon që edhe ato pak formalitete që kanë mbetur në parti të zhbëhen dhe PD të kthehet në zyrë personale e Bashës. Për Nishani këto propozime kanë vetëm si qëllim që Këshilli Kombëtar nga organ vendimmarrës të kthehet në një trup këshilluese dhe se çdo gjë të përcaktohet nga kryetari i partisë.
“Mbështes çdo propozim që vjen nga çdo anëtar i PD që bëjnë të mundur hapjen e partisë dhe ringritjen e saj. Propozimet e Bashës janë dashakeqe dhe ato pak formalitete që kishin po zhbëhen të paktën në Këshillin Kombëtar. Sot po tentohet se ky këshill nga në institucion vendim-marrës të kthehet në një trup këshilluese për kryetarin e partisë. Kryesia e PD nuk mundet të jetë e caktuar nga kryetari, por duhet të krijojmë një ambient politik ku të jetë përfaqësuar anëtarësia e PD, nuk është e rëndësishme se si do të jetë organizimi i brendshëm i këshillit kombëtar, por mënyra se si do të krijohet ky këshill dhe si do të përfaqësohen demokratët këtu. Si do të jetë zgjedhja e tyre me vetëkandidim apo me listë nga kryetari i PD, por kështu dhe anëtarësia dhe e rëndësishme se si do të formësohet nga ajo nga kryetari apo me vetëofrimi e vetëkandidim. Një PD që po zhbën dhe ato pak formalitete po shkon drejt një partie që po konsiderohet një zyrë personale e zotit Basha”, tha Nishani.
Për Report Tv, Nishani u shpreh se Basha nuk ka vullnet për reformimin e partisë dhe se ai nuk është i aftë të drejtojë një parti të madhe si PD dhe të krijojë një model fitues.
“Nuk ka pasur në këto vite asnjë platformë të qenësishme të integrimit të gjeneratave të reja nga fusha të ndryshme dhe ka larguar influencat pozitive brenda partisë. Basha nuk e ka aftësinë për të qenë lider i një partie kaq të madhe përballë modelit që ka përballë dhe Basha nuk e bën dot këtë nuk krijon dot një model fitues”, tha Nishani.