UKRAINE- Presidenti Bujar Nishani është nisur për në Ukrainë, pasi do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të betimit të Presidentit të ri të Ukrainës. Ceremonia e inaugurimit të Petro Poroshenko do të mbahet më 7 qershor.
20 liderë botërorë do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Poroshenkos, duke përfshirë zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, presidentin e BE-së, Herman van Rompuy.
Gjithashtu edhe Rusia ka njoftuar se do të jetë e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri ukrainas. Rusia nuk e ka njohur zyrtarisht zgjedhjen e Poroshenkos, por ka dhënë shenja se është e gatshme për bashkëpunim me lidershipin e ri ukrainas.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com