Nishani ngushëllon familjen
Tërshana: Artist i papërsëritshëm

Nishani ngushëllon familjen<br />Tërshana: Artist i papërsëritshëm
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ngushëllon familjen e këngëtarit të mirënjohur Tonin Tërshana, i cili ndëroi jetë në moshën 66-vjecari pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Nishani në mesazhin e tij vlerëson këngëtarin për talentin e papërsëritshëm i cili ka lënë mbresa në kujtesën e të gjithëve.
 
Mesazhi i plotë i Nishanit për familjarët e artistit, Tonin Tërshana
 
Të dashur familjarë të të ndjerit Tonin,
 
Në këto çaste dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta! Me ikjen e tij të parakohshme nga jeta, ju humbët njeriun tuaj më të dashur e më të pazëvendësueshëm, ndërsa ne dhe të gjithë artdashësit humbëm një nga këngëtarët më të talentuar e të përkushtuar, i cili me mjeshtëri e profesionalizëm të rrallë ka lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesën tonë.
 
Me interpretimet e tij virtuoze, Tonin Tërshana do të kujtohet ngaherë një zë kumbues dhe i spikatur ndër dekada në festivalet e përvitshme të Radio-Televizionit dhe skenat anembanë Shqipërisë.
 
Edhe një herë në këto çaste të vështira, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e rëndë njerëzore, duke ju shprehur edhe një herë ngushëllimet e mia më të sinqerta personale dhe institucionale njëkohësisht!
” – thuhet në mesazhin e Presidentit Nishani.
 
Këngëtari i shquar Tonin Tërshana ndërroi jetë pasditen e djeshme në spitalin “Nënë Terez”.

Artisiti Tërshana ka marë pjesë në mbi 20 festivale te RTSH-së duke fituar 4 çmime të para.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror