Nishani: Përparësi absolute reforma
në drejtësi. Sfidë, integrimi në BE

Nishani: Përparësi absolute reforma<br />në drejtësi. Sfidë, integrimi në BE
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në pritjen e përvitshme me ambasadorët e akredituar në Tiranë, vlerësoi faktin se Shqipëria është tashmë aleate NATO-s dhe aspiron në integrimin në Bashkimin Evropina për t’u përballur me sfidat e kohës e kryesisht me terrorizmin e ekstremizmin në botë në shërbim të fjalës së lirë dhe qytetarëve kudo ndodhen si dhe shprehu solidarizimin për popullin francez.

Presidenti Nishani në fjalën e tij, u shpreh se “mesazhi i parë që dua të ndaj me ju është solidariteti me ambasadorin e Francës. Ne solidarizohemi me ju, jo vetëm për dhimbjen e madhe, por dhe dënimin e akteve terroriste ekstremiste, si ai që goditi Parisin. Një mesazh bashkimi rreth vlerave me të larta njerëzore rreth lirisë, lirisë së shprehjes e besimit ndaj njeri-tjetrit”. Ne vijim të fjalës së tij Nishani përmendi faktin se “marrja pjesë e krerëve të lartë të besimeve fetare në marrshimin e madh në Paris, ishte shprehja e qartë e unitetit e bashketesë fetare në Shqipëri dhe mesazh per të gjithë”.  Fjala e plotë e presidentit Nishani me Trupin Diplomatik

“Viti që lamë pas ka qënë një vit me sfida të mëdha përsa i përket sigurisë duke sjellë nevojën për një përgjigje me të shpejtë dhe të koordinuar. Shqipëria u rreshtua në krah të aleateve dhe parterit strategjik, SHBA-së e Bashkimit Evropian në përballjen e këtyre sfidave qofta ndaj terrorizmit apo ekstremizmit”, tha Nishani.

Presidenti Nishani vlerësoi si të një rëndësise të jashtëzakonshme integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian duke u shprehur se “Ngjarja më e spikatur për shqiptarët dhe Shqipërine ishte ajo e qershorit të vitit që lame pas me marrjen e statusit kanditat në Bashkimin Evropian, duke hedhur një hap cilësor përpara në procesin jo të lehtë të integrimit evropian. Integrimi në BE është një rrugë pa kthim dhe mundësia e madhe e shqiptareve. Integrimi evropian ka qenë kurdohere zgjedhja e klasës politike dhe qytetarëve shqiptare dhe si i tillë edhe mbështetja plebishitare kërkon angazhim dhe përkushtim politik për përmbushjen e kritereve për integrimin e vendit në BE”.

Ai tha se do t'i japë parparësi absolute reformës në drejtësi, ndërsa kërkoi plotësimin e 5 prioriteteve të Bashkimit Europian. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!