TIRANE - Presidenti Bujar Nishani pati një takim me Princin dhe kreun e Urdhrit të Maltës Fra’ Matthew Festing dhe pas diskutimit me të vlerësoi përpjekjet dhe ndihmën 20-vjeçare të shtetit maltez në Shqipëri. Festing nga ana tij vlerësoi harmoninë fetare të Shqipërisë si dhe shtoi se projektet e organizatës humanitare të Urdhrit të Maltës do të intensifikojnë veprimtarinë e tyre me projekte të tjera sociale dhe shëndetësore.