TIRANE- Nishani e provin për herë të tretë forcën me Kuvendin. Ditën e djeshme kreu i shtetit shpalli garën për postin vakant në Gjykatën e Lartë, garë e cila hapet për herë të tretë, pasi dy dekretimet e mëparshme janë rrëzuar nga mazhoranca. Në dekretin e parë të kreut të shtetit u prezantuan dy kandidatura, Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca, të cilat u rrëzuan fillimisht nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas nga seanca plenare. Argumenti i mazhorancës ishte fakti se Nishani nuk kishte zbatuar procedurat e Kuvendit, duke marrë si bazë ligjin organik të Gjykatës së Lartë.
Ndërsa në dekretin e dytë të Nishanit, mazhoranca përdori sërish të njëjtin argument ku theksoi se Nishani nuk kishte zbatuar të gjitha kushtet ligjore, pavarësisht se ishin pro kandidimit të Alaudin Malajt. Kësioj gara e tretë e hapur nga Nishani bëhet edhe më delikate, pasi në dy dekretet e mëparshme janë rrëzuar nga mazhoranca që në komisionin parlamentar dhe më pas në seancë plenare.
Procedurat
Sipas procedurave të parashikuara, fillimisht Nishani hap garën ku i bën thirrjen të gjithë të interesuarve që të paraqesin dokumentacionin pranë presidencës. Pas kësaj, zhvillohen takimet me krerët e grupeve parlamentare.
Në takimet e shkuara, është rëndë dakord nga të gjitha palët që të respektohen të gjitha kriteret ligjore për të gjithë kandidatët në mënyrë që të marrë pëlqimin e të gjitha palëve. Kjo procedurë për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën e Lartë ka filluar që në datën 20 janar të vitit 2014 dhe ende nuk ka marrë pëlqimin nga mazhoranca që vendi bosh të plotësohet. Sipas njoftimit të presidencës thuhet se: “Në vijim të procedurave të filluara më datë 20 janar 2014 për përzgjedhjen e kandidatit për një vend vakant në Gjykatën e Lartë, me qëllim për t’i dhënë edhe personave të tjerë mundësinë për të konkurruar, ftohen subjektet e interesuara që brenda datës 30 qershor 2014 të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë. Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin”.
Akuzat
Opozita dhe mazhorancë që në muajin janar të këtij viti janë ndeshur në Kuvend përsa i përket dekreteve të presidenti. Socialistët kanë akuzuar shumë herë kreun e shtetit se po dekreton persona që janë njerëz të afërt me PD-në dhe që do të shërbejnë për interesa klienteliste. Rasti më konkret ishte diskutimi i dy dekreteve të parë, ku socialisti Armando Subashi theksoi se procedurat e nisura nga Nishani bëhet për të mbushur Kolegjin Administrativ që do të krijohet në Gjykatën e Lartë. por opozita nga ana e saj i ka cilësuar të gjitha refuzimet e bërë anga mzhoranca si tentativa për të goditur figurën e Presidentit të Republikës me synimin përfundimtar kapjen e institucioneve.
Përplasjet
Ndërmjet Nishanit dhe mazhorancës ka pasur edhe përplasje të tjera. Konkretisht kreu i shtetit ka kthyer disa ligje si akti normativ për të shtyrë fuqizimin e ligjit për nëpunësin civil apo shkarkimin dhe emërimin e kreut të ri të ILDKP-së. Në këto dy raste mazhoranca ka hedhur akuza të rënda ndaj Nishanit ku ka theksuar se ai është nj ushtar i Partisë Demokratike. Krahas kësaj, përplasje më e fortë po zhvillohet ende në Gjykatën Kushtetuese. Shkarkimi i Zana Xhukës nga ILDKP dhe emërimi në krye të këtij isnitucionit Shkëlqim Ganaj ka bërë që Nishani t’i drejtohet Kushtetues për uzurpim kompetencash. Kësisoj pritet vendimi përfundimtar i kësaj gjykate, i cili do të prodhojë sërish një debat ndërmjet palëve.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com