Nishani: Qeveria e re në Kosovë
 sfidë që e sjell demokracia

Nishani: Qeveria e re në Kosovë<br /> sfidë që e sjell demokracia
“Formimi i qeverisë së re në Kosovë, ishte një një vendimi i drejtë dhe një tregues të qartë të sfidave që sjell demokracia.” Kështu deklaroi presidenti Bujar Nishani, ndërsa priti në një takim zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Jashtëm të  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ky vendim i pjekur i lidershipit politik të Kosovës është një progres në konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe sovranitetin e Kosovës,” u shpreh Presidenti.

Presidenti Nishani theksoi karakterin strategjik të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, të cilat synohet  t’i shndërrojmë në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me aspiratat tona për integrime në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Presidenti Nishani shprehu qëndrimin e tij për rëndësinë e shfrytëzimit më efektiv të infrastrukturës për krijim e një tregu më të madh ekonomik rajonal, duke punuar me pjekuri në tejkalimin e të gjitha sfidave që mund të dalin përpara duke pasur si busull interesin kombëtar në integrimin e ekonomive tona.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi për kontributin dhe ndihmën e Presidentit Nishani në konsolidimin dhe çuarjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe për përkrahjen dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!