TIRANË- Reforma në drejtësi duhet të realizohet duke vendosur në plan të parë interesin ligjor të gjyqtarit.
Kjo është pak a shumë ajo që ka thënë presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjatë analizës vjetore 2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, që u zhvillua sot në mjediset e Hotelit “Tirana International”.
Ai vijoi se sipas tij, reforma duhet të jetë vullnet dhe jo synim.
“Nëse ecim, në gjykimin tim, me këtë filozofi, me këtë mentalitet dhe qasje do t’i shërbejmë shumë gjyqtarit. E them gjyqtarit në mënyrë të përsëritur, sepse besoj që përfituesi kryesor i reformës duhet të jetë gjyqtari. Përndryshe, nuk do të kemi asnjë mekanizëm dhe mundësi për të shkuar dhe për ta përfituar këtë shërbim qytetari pa kaluar më parë tek gjyqtari, sepse nuk ka asnjë mekanizëm tjetër për t’i dhënë shërbimin gjyqësor qytetarit pa gjyqtarin”.
Sipas tij, “Reforma në sistemin e drejtësisë,konkretisht sot diskutojmë me trupën gjyqësore, ajo në sistemin gjyqësor është një proces, një proces i pandalshëm, një proces i cili riafirmohet për sa kohë përballet me sfida të reja, të cilat janë produkt i jetës shoqërore dhe jo i një instrumenti, mekanizmi apo pushteti të caktuar. Për sa kohë janë produkte të jetës shoqërore, sfidat do të jenë gjithmonë e më të shumta, do të jenë gjithmonë të reja, ndaj qasja do të jetë e pandërprerë”.
Për Nishanin, sfidat janë të shumta, por “Për fat të mirë janë qartësisht të identifikuara”.
“Kërkohet angazhim dhe mbështetje nga të gjithë aktorët, nga të gjithë operatorët, nga të gjitha këndvështrimet pozitive për ta realizuar. Ajo të cilën unë do t’iu adresoja sot në tërësi aktorëve publik që kanë detyra, detyrime dhe mundësi angazhimesh dhe kontribute për reformën që ta gjenerojnë iniciativën e tyre, së pari dhe mbi të gjitha, nga mendimi i vetë gjyqtarëve, nga mendimi i vetë gjyqësorit duke vendosur në plan të parë interesin ligjor të gjyqtarit padyshim dinjitoz. Jam i bindur që reflektimi dhe adresimi do të jetë, medoemos, pozitiv, konkurrues dhe kontribues.”, vijoi më tej presidenti Nishani.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com