Nishani:S’ka vend për panik
masat janë parandaluese

Nishani:S’ka vend për panik<br />masat janë parandaluese
TIRANË - Ekspozimi i Shqipërisë ndaj ndonjë sulmi të mundshëm terrorist pas zhvillimeve të fundit në Paris, ka bërë që Presidenti i Republikës, Bujar Nishanit të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në mbledhje morën pjesë Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Jeronim Bazo, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi-Lika, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako etj.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë, dhe është zhvilluar në Presidencë që prej orës 19:00, lidhur nga rrezikun për sulme të mundshme terroriste. Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Kreu i Shtetit pasi vuri në dukje dimensionin politik dhe ideologjik të kësaj lufte të re, theksoi se në këtë situatë kërcënuese, edhe Shqipëria si anëtare e NATO-s, vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe aleat i koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit ka detyrimet dhe përgjegjësitë e veta përkatëse. Presidenti Nishani vlerësoi masat e marra nga qeveria si dhe angazhimet shumë serioze të agjencive ligjzbatuese në vend për të bashkërenduar veprimet konkrete edhe me partnerët në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Kreu i Shtetit vuri në dukje se në vijim të konkluzioneve të Këshillit Evropian për luftën kundër terrorizmit, Shqipëria është plotësisht e angazhuar për kontrollin e kufijve në rast të ndryshimit të fluksit të korridorit të emigrantëve dhe për parandalimin e trafikimit të armëve, edhe në kuadër të platformave rajonalë për këtë qëllim. Në përfundim, Presidenti Nishani nënvizoi nevojën se në këtë lloj situate institucionet e shtetit duhen të lëshojnë mbi të gjitha mesazhe të palëkundura garancie dhe stabiliteti për t’i siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se janë marrë masat e nevojshme parandaluese dhe se janë ngritur dhe janë plotësisht operacionalë mekanizmat e reagimit e të përballjes me rrezikun e sulmeve të mundshme.

Rreziku nga sulmet e mundshme terroriste ka bërë që kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho, të thërrasë për informacion kreun e Shërbimit Informative Shtetëror. Visho Ajazi Lika, Sajmir Tahiri dhe Mimi Kodheli do të raportojnë javën e ardhshme mbi masat që kanë marrë për të siguruar qetësinë në territorin e Shqipërisë. Këshilli i Sigurimit Kombëtar u mblodh pak ditë pas sulmit terrorist në Paris, ku mbetën të vdekur 130 persona.
 
Terrorizmi, Moisiu: Duhet të kemi kujdes nga njerëzit tanë 
Infiltrimi i radikalëve fetarë në vendin tonë dhe fitimi i terrenit për të zhvilluar aktivitete të dyshimta dhe terroriste, ka nisur që në fillim të viteve '90, sipas ish-presidentit Alfred Moisiu. "Shenja domethënë për fat të keq që kur filloi mbushja e vakumit që u krijua nga Partia e Punës me zgjedhje fesë jashtë ligjit ka pasur sepse ne po na vijnë hoxhallarë dhe priftërinj nga shumë anë që nuk e dimë se çfarë kanë në mendjen e tyre, si janë edukuar, si janë përgatitur. Edhe sigurisht fenomene të veçanta ka pasur edhe atëherë që janë ndjekur në rrugë ligjore. Kuptohet, por tani sikur situata është nxehur shumë", - u shpreh Moisiu. Rreziku sipas ish- presidentit Moisiu vjen nga brenda territorit.

"Kujdesin duhet ta kenë për njerëzit tanë brenda sepse ka ca fenomene që vërtet janë shqetësuese, ca xhami që janë jashtë vëmendjes së Komunitetit Mysliman. Pra me këtë aspekt mund të ketë domethënë njerëz të çmendur që mund të bëjnë budallëqe. Personat që mund të kenë shkuar në Siri dhe janë kthyer ata duhen mbajtur nën vëmendje të veçantë, duhen ndjekur dhe po të jetë nevoja duhen izoluar për një kohë të caktuar", - tha ish-kreu i shtetit Alfred Moisiu. Këto deklarata, Moisiu i bëri gjatë një aktiviteti, ku Myftiu i Tiranës Ylli Guri foli se 140 shqiptarë që kanë ikur drejt Sirisë.

Kolegu i tij në Beograd, myftiu Muhamed Jusufspahic ka të njëjtin problem. Kryeqyteti serb numëron rreth 200 mijë myslimanë, një pjesë e të cilëve gjithashtu janë nisur për xhihad në Siri. “Ndjehemi të kërcënuar, njësoj si imamët kolegët e mi në Paris dhe vende të tjera evropiane. Por ndjehemi më tepër të kërcënuar nga këta të vetëquajturit islamistë. Sepse ne jemi myslimanë, që do të thotë njerëz të paqes. Ata kanë keqkuptuar këtë term dhe librin e shenjtë. Islamistë do të thotë shërbëtorë të fesë në vetvete, ndërsa ne jemi shërbëtorë të zotit. Më të kërcënuarit jemi vetë në myslimanët, madje dhe teksa eci para xhamisë sime sepse këta ekstremistë kanë mbrapshtuar fenë. Edhe nga Serbia kanë ikur shumë drejt ISIS, ky është problem ynë i madh”,  - tha Muhamed Jusufspahic, myftiu i Beogradit.
 
Terrorizmi, Çako takim me homologun maqedonas
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim me homologun e tij maqedonas Gorançe Savovksi në qytetin e Vlorës. Ky takim mësohet se është bërë për të diskutuar për masat që dy vendet duhet të ndërmarrin për luftën kundër terrorizmit. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për tema të tjera që kanë të bëjnë me masat kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, kundër krimit ndërkufitar dhe migracionit ilegal. Çako-Savovski vlerësuan marrëdhëniet dy palëshe, si dhe ranë dakort se në situatën në të cilën ndodhet e gjithë Europa dhe mbarë bota, fokusi i këtij takimi është terrorizmi, ku u diskutua për shkëmbimin e informacioneve për elementë me prirje dhe tendenca radikale apo terroriste, masat që duhet marrë për t’i mbajtur nën kontroll, si dhe nevojën për të rritur akoma më tej bashkëpunimin në këtë drejtim.

Në këtë takim Çako shoqërohej nga dy drejtorët e përgjithshëm, Ardian Çipa dhe Genc Merepeza, si dhe pjestarët e tjerë të delegacionit. Ndërsa drejtori i Policisë Maqedonase, Gorançe Savovski shoqërohej nga kryeshefi i Shërbimeve qendrore policore, Goran Gjorgjievski, kryeshefi i Departamentit për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz Zoran Gligorov, si dhe pjestarët e tjerë të delegacionit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Nentor 2015

keshilli sigurise kombetare nishani

Njoftimi i plotë i presidencës

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani thirri dhe zhvilloi sonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (KSK) lidhur me situatën e krijuar në rang global, evropian dhe në veçanti rajonal si pasojë e sulmeve terroriste të kohëve të fundit në Paris, në Mali, etj.

Kreu i Shtetit dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi vuri në dukje dimensionin politik dhe ideologjik të kësaj lufte të re, theksoi se në këtë situatë kërcënuese, edhe Shqipëria si anëtare e NATO-s, vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe aleat i koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit ka detyrimet dhe përgjegjësitë e veta përkatëse.

Presidenti Nishani vlerësoi masat e marra nga qeveria si dhe angazhimet shumë serioze të agjencive ligjzbatuese në vend për të bashkërenduar veprimet konkrete edhe me partnerët në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Kreu i Shtetit vuri në dukje se në vijim të konkluzioneve të Këshillit Evropian për luftën kundër terrorizmit, Shqipëria është plotësisht e angazhuar për kontrollin e kufijve në rast të ndryshimit të fluksit të korridorit të emigrantëve dhe për parandalimin e trafikimit të armëve, edhe në kuadër të platformave rajonalëe për këtë qëllim.

Në përfundim, Presidenti Nishani nënvizoi nevojën se në këtë lloj situate institucionet e shtetit duhen të lëshojnë mbi të gjitha mesazhe të palëkundura garancie dhe stabiliteti për t’i siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se janë marrë masat e nevojshme parandaluese dhe se janë ngritur dhe janë plotësisht operacionalë mekanizmat e reagimit e të përballjes me rrezikun e sulmeve të mundshme.
keshilli sigurise kombetare presidence
keshilli sigurise kombetare nishani

keshilli sigurise kombetare presidence
 keshilli sigurise kombetare presidence
(Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

rama meta dalin nga keshilli sigurise
(Rama e Meta teksa dalin nga Presidenca pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare)


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë