Nishani: Shqipëria nuk është
imune ndaj sulmeve terroriste

Nishani: Shqipëria nuk është<br />imune ndaj sulmeve terroriste
TIRANE - Shqipëria nuk është imune ndaj sulmeve terroriste. Ka qenë kreu i shtetit Bujar Nishani ai i cili ka bërë një deklaratë të tillë, pasi shprehu ngushëllimet në ambasadën franceze.

"Rreziku i ekstremistëve nuk përjashton asnjë popull të lirë dhe asnjë vend që ka harmoni dhe tolerancë. Ndaj dhe Shqipëria nuk mund të përjashtohet nga agresioni i grupeve terroriste, por institucioneve ligjzbatuese. Kjo është betejë e madhe globale dhe e rëndësishme", - tha Nishani.

Kreu i shtetit tek i cili raportojnë të gjitha institucionet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare theksoi se tashmë të gjitha agjencitë janë të koordinuara për t’u mbrojtur nga terrorizmi i cili këtë javë ka përfshirë Parisin. Megjithatë ai nuk dha një datë kur do të mbledhë Këshillin e Sigurisë.

"Sa i përket çështjeve të sigurisë të gjitha institucionet janë të mirë koordinuara, madje ka pasur dhe rezultat konkret. Çështja e Këshillit do mbahet në momentin më të përshtatshëm të interesit publik", - u shpreh Presidenti.

Rreziku nga sulmet e mundshme terroriste ka bërë që kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho, të thërrasë për informacion kreun e Shërbimit Informative Shtetëror. Visho Ajazi Lika, Sajmir Tahiri dhe Mimi Kodheli do të raportojnë javën e ardhshme mbi masat që kanë marrë për të siguruar qetësinë në territorin e Shqipërisë.

nishani ambasadori francez
Kreu i shtetit tha se Shqiperia do te jete krah popullit francez ne luften kunder terrorizmit.

"Do mbeteni në krah të Francës, të popullit francez, të gjithë aleatëve tanë Perëndimor në angazhimin e madh global të luftës pa tolerancë ndaj terrorit, ndaj dhunës, ndaj ekstremizmit. Sulmi në Paris nuk ishte një sulm drejtuar vetëm francezëve, një sulm drejtuar vetëm ndaj Francës. Ishte një sulm, një agresion barbar ndaj të gjithë botës së civilizuar, ndaj lirisë se gjithë popujve të botës, ndaj solidariteti jo vetëm që është i domosdoshëm por edhe konfirmon angazhimin e përbashkët në fitoren përfundimtare mbi këtë të keqe të madhe të përbotshme", tha Nishani.

nishani

nishani ambasadori francez
(Presidenti Nishani tek ambasada franceze me ambasadorin Fitoussi, Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

Nishani
(Presidenti Nishani duke lënë shënimin e tij në librin e ngushëllimeve në Amb. Franceze,  Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) 
Foto të tjera 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive