Nishani-Stoltenberg: Shqipëria i ka
përballuar me sukses sfidat e sigurisë

Nishani-Stoltenberg: Shqipëria i ka<br />përballuar me sukses sfidat e sigurisë
“Shqipëria ka treguar se i ka përballuar me sukses sfidat e sigurisë”. Kështu është shprehur sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-S, Jens Stoltenberg, gjatë deklaratës së përbashkët për mediat me Presidentin shqiptar, Bujar Nishani, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në institucionet e BE-së dhe NATO-s.

Stoltenberg vlerësoi pozitivisht rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, përfshirjen në aksionet e NATO-s dhe rritjen e financimeve të qeverisë shqiptare në fushën e mbrojtjes.

“Kaluam mjaft kohë për të biseduar me presidentin për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmin dhe Shqipëria tashmë ka bërë shumë për të adresuar zgjedhjen e këtij problemi dhe një nga mënyrat është shkëmbimi i informacionit mes autoritete të inteligjencës shqiptare dhe atyre të NATO-s”, tha kreu i NATO-s, i cili këshilloi që Shqipëria të jetë më e përqendruar të mbrojtja në vitin 2016.

“Projektojmë në një botë më të rrezikshme me sfida mjaft të mëdha”, shpjegoi ai.

Ndërsa kreu i shtetit, Bujar Nishani tha se Shqipëria është e vendosur për bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha aksionet e aleancës, luftën kundër terrorizmit dhe e angazhuar në politikën e fqinjësisë së mirë.

"Kjo është hera e dytë që vizitoj Selinë e NATO-s gjatë mandatit tim presidencial dhe ishte një kënaqësi e veçantë takimi me ju, i cili vjen vetëm pak muaj nga takimi ynë në Tiranë, gjatë vizitës suaj në Shqipëri në muajin dhjetor 2015. Takimi i sotëm më dha mundësinë të shpreh edhe njëherë mirënjohjen në emër të të gjithë shqiptarëve për mbështetjen shumëdimensionale që Autoritetet dhe vendet anëtare të NATO-s i kanë dhënë Shqipërisë gjatë procesit dhe pas anëtarësimit, si dhe të bisedoj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për çështje të ndryshme me interes për Shqipërinë dhe për Aleancën. Sigurisht që një prej temave kryesore të bisedës ishte Samiti i ardhshëm i Varshavës, për të cilën shkëmbyem mendime lidhur me momentin kritik kur realizohet ky Samit, si dhe pritshmëritë në kuadër të përballimit të kërcënimeve dhe sfidave në kufijtë jugorë dhe lindorë, si dhe rreziqeve nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. E sigurova Sekretarin e Përgjithshëm se Shqipëria do të mbështesë çdo iniciativë dhe përpjekje të Aleancës për t’u modernizuar dhe përshtatur me ndryshimet e ambientit të sigurisë, si dhe shpreha besimin se Samiti i Varshavës do të ofrojë zgjidhje afatgjata veçanërisht në planin e zhvillimit të kapaciteteve. Por sigurisht që zhvillimi i kapaciteteve dhe realizimi i ambicieve të Aleancës nuk mund të jetë i mundur pa një angazhim serioz dhe përmbushje të angazhimeve financiare nga të gjitha vendet anëtare, përfshirë dhe Shqipërinë. Në këtë aspekt theksova se Shqipëria, në vijim të angazhimeve të Uellsit, do të vijojë trendin e rritjes së buxhetit të mbrojtjes deri në përmbushjen e angazhimeve të saj.
 
Po ashtu, shpreha mbështetjen pa rezerva për vijimin e politikës së Dyerve të Hapura të NATO-s, duke konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për pranimin e Malit të Zi dhe të Maqedonisë në Aleancë, në interesin më të mirë të forcimit të paqes dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore dhe të Ballkanit Perëndimor.
 
Bashkëpunimi rajonal dhe kriza e refugjatëve zunë një vend të veçantë në bisedën tonë. Theksova se Shqipëria është e vendosur për të vijuar me politikën e saj të fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit, si dhe se do të japë të gjithë kontributin e nevojshëm për kapërcimin e krizës së refugjatëve, në kuadrin e një zgjidhje të bashkërenduar evropiane dhe proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet e saj", u shpreh Nishani

 
Ai preku edhe samitin e ardhshëm të NATO-s që do të zhvillohet në Shqipëri, për të cili u shpreh se “shpreson që t’i japë zgjidhje një sërë çështjesh të rëndësishme”.

Redaksia online
(m.b/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atl. Madrid shënon në limite dhe kërcënon Realin, Alvarez i nderon me tri pikë! Fiton Villarreal

VIDEO/ Atl. Madrid shënon në limite dhe kërcënon Realin, Alvarez i nderon me tri pikë! Fiton Villarreal