Nishani: Të mbështesim agjendat
pa paragjykime etnike e fetare

Nishani: Të mbështesim agjendat<br />pa paragjykime etnike e fetare
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit që organizohet në Sarajevë, mori pjesë së bashku me liderët e tjerë të këtij procesi edhe në Samitin 100, të bizneseve nga vendet e Evropës Juglindore ku ka thënë se axhendat duhet të mbështeten pa paragjykime etnike e fetare.

Në ndërhyrjen e bërë në këtë Samit, Presidenti Nishani e vuri theksi tek nevoja e ndërtimit dhe promovimit të besimi për një lidhje apo bashkëpunim të suksesshëm si në nivel politik ashtu edhe mes bizneseve të rajonit.

Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhënien e re të krijuar në vitet e fundit mes liderëve dhe vendeve të rajonit, duke evidentuar marrëdhëniet e hapura e bashkëpunuese, të cilat reflektojnë edhe në klimën e përgjithshme të mirëkuptimit e të fqinjësisë së mirë në rajon. Në këtë kontekst, Presidenti Nishani theksoi se në ditët e sotme rajoni është i orientuar nga agjenda evropiane dhe euroatlantike, si dhe po përjeton një klimë të mirë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, duke krijuar kushte të përshtatshme për një bashkëpunim më të mirë ekonomik e tregtar mes vendeve në nivel dypalësh, por edhe duke u përfshirë në projekte zhvillimore rajonale.

Kreu i Shtetit u ndal në fjalën e tij edhe në kontributin që duhet të japin liderët e rajonit për zvogëlimin e riskut politik, permes promovimit dhe gjuhës së përbashkët të vlerave të rajonit dhe potencialeve të saj. “Risku politik është i lidhur ngushtësisht me paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, por edhe me stabilitetin politik e ekonomik në vendet tona. Prandaj dhe ne duhet të mbështesim fort agjendat në dobi të qytetarëve dhe të gjithë rajonit, pa paragjykime etnike apo fetare, pasi vetëm kështu mund ta ulim riskun politik e krijojmë nivelin e duhur të besimit tek investitorët strategjikë.” – u shpreh Presidenti Nishani.
 

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv