Presidenti Bujar Nishani ka pritur në një takim lamtumire Ambasadorin e ShBA-ve në Tiranë, Alexandër Arvizu.
Presidenti i Republikës shprehu në emrin e tij dhe të institucioneve shqiptare falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë nga ambasadori Arvizu gjatë viteve që shërbeu në Shqipëri për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Presidenti i Republikës i uroi Ambasadorit Arvizu suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike dhe detyrat e tij të ardhshme, duke e siguruar se ai do të mbetet një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Donald Lu është ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili do të zëvëndësojë Arvizunë.
Meta: SHBA, mbështetje të pakursyer proceseve euro-atlantike të Shqipërisë
Edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta lir Meta priti në takim lamtumire Ambasadorin e SHBA, Alexander Arvizu. Ai u shpreh sot se, SHBA ka dhënë mbështetje të pakursyer për progresin e proceseve euro-atlantike të Shqipërisë. Meta vlerësoi kontributin e Ambasadorit Arvizu gjatë mandatit të tij 4-vjeçar në Shqipëri dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin personal dhe për kontributin e tij në shërbim të forcimit të aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Njëkohësisht, Meta shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për miqësinë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar dhe për mbështetjen e pakursyer të SHBA-së ndaj progresit të proceseve euro-atlantike të Shqipërisë.
Ambasadori i SHBA-së, Alexander Arvizu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare gjatë këtyre viteve dhe vlerësoi miqësinë dhe bashkëpunimin që SHBA kanë gjetur tek një aleat si Shqipëria.

Në këtë drejtim, Ambasadori Arvizu vuri në dukje se pesha e Shqipërisë në rajon dhe në botë ka ardhur duke u rritur dhe theksoi se e ardhmja e vendit mbështetet fort në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe në forcimin e rolit të tij aktiv në NATO.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Betohet ambasadori i ri Donald Lu "Shqipëria aleate e afërt me SHBA"