TIRANË, 19 Qershor/ATSH/-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim pune me delegacionin e Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI), të kryesuar nga Guvernatori i Vermontit, Howard Dean.
Në takim ishte i pranishëm edhe Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të këtij Instituti, Robert Benxhamin.Pasi uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi, Presidenti Nishani çmoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vazhdon të luajë Instituti Demokratik Kombëtar Amerikan në vendin tonë prej gati dy dekadash, përmes projekteve të ndryshme për zhvillimin e standardeve të demokracisë, forcimin e institucioneve, përgatitjen e liderëve të rinj si dhe rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në politikë dhe nëpër institucione.
Kreu i Shtetit shqiptar duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara shprehu mirënjohjen për kontributin konkret që ky Institucion i rëndësishëm ka ofruar vazhdimisht nëpërmjet programeve të ndryshme për zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe arritjen e standardeve më të përparuara demokratike.
Nga ana e tij Guvernatori i Vermontit, Howard Dean pasi e falenderoi Presidentin Nishani për pritjen e përzemërt dhe bashkëpunimin, shprehu konsideratat e larta për arritjet e vendit tonë duke vlerësuar mbështjetjen e vazhdueshme të Kreut të Shtetit ndaj nismave të Institutit Demokratik Kombëtar amerikan për demokratizimin e mëtejshëm të institucioneve shqiptare dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Dean e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar se NDI do të vazhdojë të japë kontributin dhe përvojën e vyer institucionale në bashkëpunimin me autoritetet shqiptare duke shprehur mbështetjen e palëkundur si dhe besimin në suksesin e integrimit të afërt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Presidenti Nishani dhe Guvernatori Dean diskutuan edhe për çështje që lidhen me reformën në sistemin gjyqësor, si dhe për kontributin dhe rolin pozitiv e konstruktiv të faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit në dobi të paqes dhe stabilitetit./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com