Nishani, takim me Visho Ajazin
Llallën dhe Becin për muxhahidinët

TIRANE- Grupet shqiptare radikale të përfshira në luftën në Siri kanë qenë arësyeja që presidenti i Republikës Bujar Nishani thirri në takim krerët e institucioneve, kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Në këtë tryezë ka qënë e këshilltari i Presidentit për Sigurinë Kombëtare, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergj Lezhja. Njoftimi zyrtar i Presidencës një ditë më parë konfirmonte se takimi synon njohjen e detajuar të operacioneve të goditjes së elementëve radikalë që nxisin këto veprimtari, përfshi dërgimin në një luftë jashtë Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Presidencës, qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri. “Presidenti Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit. Duke kërkuar shpejtësi dhe cilësi në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët, Presidenti i Republikës vlerësoi punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri.

Presidenti Nishani shprehu mbështetjen e plotë për gjithçka që ka lidhje me këtë proces, por edhe me procese të tjera që kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Por ajo që bie në sy, është fakti se kreu i shtetit nuk ka ftuar në këtë takim Artan Didin, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, pavarësisht se ai është një ndër personat që ka informacione për grupet radikale islamike që operojnë në Shqipëri.

Por ajo që ka rënë në sy ka qënë rreshtimi në tryezë, madje përkrah kreut të SHISH Visho Ajazi Lika dhe e këshilltarit të Presidentit për Sigurinë Kombëtare dhe i deleguari i PD në qarkun më të madh verior të Shkodrës për zgjedhjet brenda kësaj partie. Vetëm pak ditë më parë, kreu i shtetit zhvilloi takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, si edhe kreun e SHISH, Visho Ajazi. Që kanë dhënë informacione kontradiktore.

Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë