Nishani takim për sigurinë, Rama
"Sulmet me tritol akte terroriste!"

TIRANE - Çështja e Sigurisë Kombëtare dhe masat që duhen marrë në kuadër të një kërcënimi global që përbën sot terrorizmi, mblodhi me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani krerët më të lartë të institucioneve të sigurisë kombëtare, mes të cilëve, kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, kreu i Shërbimit Informativ Shtetërorr Visho Ajazi Lika etj.

Në fjalën e tij hapëse të këtij takimi Kreu i Shtetit Bujar Nishani, theksoi se nisur edhe nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Paris, ishte i nevojshëm ky takim i krerëve më të lartë të Sigurisë Kombëtare pasi ashtu si e gjithë Europa, edhe vendi ynë duke qenë anëtar i NATO-s, por edhe për shkak të pozicionit gjeostrategjik, është i ekspozuar ndaj një rreziku dhe një sulmi të mundshëm terrorist.

Në këtë kuadër, Nishani teksa nënvizoi si të suksesshëm dhe shembull për t’u marrë  bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ në këtë fushë, u shpreh se nevojitet një koordinim i avancuar i të gjithë autoriteteve ligjzbatuese, dhe të institucioneve tjera partnere.

"Nisur edhe nga ngjarjet me të fundit të aktit terrorist në Paris, është mëse evident fakti se aktiviteti, i nisur në mënyrë të strukturuar që në shtator të 2001, dhe në vijimësi me krijimin e organizatave të tjera, ngjarjet në Irak dhe Siri, tregojnë se ky aktivitet terrorist nuk njeh kufi. Vlerësoj punën e bërë deri tani nga të gjitha institucionet ligjzbatuese deri më tani. Po ndeshemi me praktika që po vënë shoqërinë shqiptare në fokus dhe rrezikshmëri të akteve të ndryshme terroriste. Duke parë se jemi anëtar të NATO-s, duke patur parasysh pozicionin gjeostrategjik si një udhëkryq, krahas arritjeve që ka Shqipëria, kërkohet një koordinim më i avancuar i të gjithë autoriteteve ligjzbatuese, dhe të institucioneve tjera partnere." theksoi në fjalën e tij Nishani

I të njëjtit mendim ishte edhe Kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se sot, në nivel global, terrorizmi është kërcënimi kryesor. Por sipas Kryeministrit Rama, të njëjtën natyrë dhe dëme sjell edhe krimi i organizuar duke u shprehur se këto dy fenomene janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Duke u ndalur në këtë pikë, shefi i qeverisë nënvizoi se pavarësisht se dëmet dhe rreziku janë të njëjta, dënimi nga ana e autoriteteve të drejtësisë ka qenë i rezervuar, çka sipas tij ka shtuar rrezikun për qytetarët dhe Sigurinë Kombëtare.  

Sipas Ramës, të tilla vepra penale si tritol shtyllave të energjisë, trafikimi i lëndëve eksplozive, janë vepra të mirëfillta terrori të përcaktuara si krime të rëndë në Kodin Penal, por që autorët e tyre, kanë marrë si dënim nga drejtësia një masë të butë.

"Samiti i NATO-s  i mbajtur në Uells në shtator 2014, por edhe strategjia e sigurisë kombëtare e vlerësojnë terrorizmin si një ndër kërcënimet kryesore të kohës. Si vend i lirë dhe anëtar i NATO, Shqipëria është plotësisht e ekspozuar ndaj rrezikut të terrorizmit. Ndonëse nga sistemi ynë i drejtësisë është aplikuar një masë dënimi e butë, vepra të tilla si tritol ndaj shtyllave të energjisë, trafikimi i minave dhe lëndëve ekslozive, janë krime të mirëfillta terrori. Kodi penal i vlerëson si vepra krimi, ndërkohë që artikulimi nga ana e autoriteteve të drejtësisë ka qenë më i rezervuar për t’i vënë këtij fenomeni barbar, emrin e vërtetë që ka, terrorizëm." u shpreh në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama

Në fund, kryeministri sugjeroi që të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare të përfshihen në një program të përbashkët trajnimi, stërvitje dhe testimi, që të ketë simulime mbi procedurat dhe mënyrat e veprimit kundër terrorizmit.

rama nishani

Rama: Terrorizmi, kërcënim global, jemi të ekspozuar
Në fjalën e tij në tryezën e Sigurisë Kombëtare, Kryeministri Rama e vlerësoi terrorizmin sot si kërcënimin kryesor të kohës, ndërsa shtoi se zhvillimet e fundit e kanë çuar atë në një sfidë të re.

Në këtë kontekst kryeministri u shpreh se kjo sfidë nuk është vetëm të Bashkimit Evropian por edhe e Shqipërisë, dhe kjo pasi edhe shumë qytetarëë shqiptarë i janë përgjigjur ftesës së organizatave terroriste duke u bërë pjesë e tyre.

“Samiti i NATO-s  i mbajtur në Uells në shtator 2014, por edhe strategjia e sigurisë kombëtare e vlerësojnë terrorizmin si një ndër kërcënimet kryesore të kohës. Zhvillimet e fundit, e kanë çuar në një nivel të ri sfidën dhe rrezikun e terrorizmit. Si vend i lirë dhe anëtar i NATO, Shqipëria është plotësisht e ekspozuar ndaj rrezikut të terrorizmit. Sfida me mercenarizmin terrorist është e jona siç është edhe e Europës. Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur thirrjeve të organizatave terroriste si Al-Kaeda dhe ISIS Disa kanë humbur jetën, por unë do t’i ftoja të gjithë të mos i shohim të shkëputur luftën tonë në këto fushata të terrorit.” u shpreh kryeministri

rama nishani

Rama: Edhe sulmet me tritol, akte të pastra terroriste, por gjykatat japin dënime të lehta
Mëgjithatë sipas tij, i së njëjtës natyrë janë edhe sulmet me eksplozivë, si dhe krimi i organizuar duke shtuar se këto dy vepra të rënda penale janë ngushtësusht të lidhura me njëra-tjetrën. Por sipas Ramës, lidhur me krimin e organizuar, jo në pak raste është evidentuar një masë penale më e butë për autorët nga ana autoriteteve të drejtësisë.

“Ndonëse nga sistemi ynë i drejtësisë është aplikuar një masë dënimi e butë, vepra të tilla si tritol ndaj shtyllave të energjisë, trafikimi i minave dhe lëndëve ekslozive, janë krime të mirëfillta terrori. Kodi penal i vlerëson si vepra krimi, ndërkohë që artikulimi nga ana e autoriteteve të drejtësisë ka qenë më i rezervuar për t’i vënë këtij fenomeni barbar, emrin e vërtetë që ka, terrorizëm. Çdo përpjekje e tillë sjell rrezik për qytetarët, dhe kërcënon Sigurinë Kombëtare. Në një rast është arritur deri në absurd, pasi një rast i tillë ka rrezikuar të përfundojë në Gjykatën Administrative, vjedhja e 5 ton eksplozivëve. Krimi i organizuar dhe terrorizmi janë aq të lidhur sa paraqesin një kërcënim të vetëm dhe dëmet nuk janë të ndryshme.” tha ai

rama nishani

Rama: Bashkëpunim i suskessëm mes institucioneve, por ka vend për përmirësim
Më tej Kryeministri tha se nga ana e saj, qeveria i ka marrë të gjitha masat për ndonjë rrezik të mundshëm terrorist, si dhe gjithashtu ka pasur deri më tani një bashkëpunim të suksesshëm mes organeve të rendit, por siç u shpreh ai ka ende mjaft hapësira për përmirësime në këtë drejtim.

Gjithashtu Rama tha se një nga mënyrat më të mira për të luftuar terrorizmin është sensibilizimi i qytetarëve përmes të gjithë strukturave, siç janë arsimi apo edhe komunitetet fetare.

“Krahas detyrimeve të qarta ndërkombëtare, qeveria i ka marrë masat e nevojshme të kësaj kohe në interes të forcimit të sigurisë kombëtare. Në këtë aspekt, nuk mund veçse të mbështes konstatimin e Presidentit, pasi në këtë fushë ka një ndërveprim dhe bashkëpunim të suksesshëm mes strukturave të përmendura nga Presidenti. Sensibilizimi i vazhdueshëm i qytetarëve, për rreziqet që paraqet terrorizmi përbëjnë një domosdoshmëri, dhe ky takim, jep kontributin e vetë. Kur qytetarët të binden realisht për rreziqet janë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet qeveritare duke u bërë një burim i çmuar informacioni. Tradita dhe kapacitetet e tyre janë një mundësi tjetër për të kufizuar rekrutimin e njerëzve në emër të fesë. Qeveria do të bëjë gjithçka për ta mbështetur këtë përpjekje për ta mbrojtur dialogun ndërshoqëror dhe ndërfetar, ashtu siç jam i bindur se Presidenti e ka bërë dhe do ta bëjë këtë, duke dhënë shembull edhe për të tjerët. Por sidoqoftë nuk ka dyshim se mësimi i parë i nxjerrë, është nevoja për koordinim dhe bashkëpunim të thellë mes institucioneve të sigurisë kombëtare. Ne kemi mjaftueshmërisht struktura të sigurisë, por kemi mjaftueshëm hapësira për t’i bërë ata për të funksionuar më mirë.” nënvizoi kryeministri

rama nishani

Rama: Trajnim dhe simulim institucioneve të sigurisë kombëtare 
Në fund, Rama u vlerësoi të një rëndësie të madhe edhe bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë në shkëmbimin e eksperiencës dhe të informacionit. Për këtë kryeministri solli shembull edhe rastin e fundit të shkatërrimit të rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës në Elbasan.

"Gjithashtu sipas Ramës, do të ishte mjaft e nevojshme në këtë drejtim, edhe një trajnim me raste simuluese i të gjitha institucioneve ndërkombëtare.
Forcimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm për sulme terroriste është një nismë tjetër mjaft e suksesshme. Angazhimi më i gjerë i strukturave të armatosura, në mbështetje të policisë së shtetit për përballimin e kërcënimeve terroriste është një potencial që duhet shfrytëzuar. Lufta ndaj terrorizmit nuk mund të jetë një luftë e brendshme, shkëmbimi i informacioneve, përvojës, kanë qenë gjithnjë të vyera dhe mbeten prioritet i punës së sigurisë kombëtare. Vetëm aksioni i fundit kundër trafikut të drogës, sjell një dëshmi e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë. Funksionimi i sigurisë kombëtare është sfida jonë, dhe ai kërkon koordinim, në nivel politik dhe nivel ekzekutiv. Do të ishte e udhës që të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare të marrin nga ky takim mesazhin e përbashkët për t’u përfshirë në një sistem trajnimi, që të precizohen procedurat, dhe pastaj të harmonizohen mënyrat e veprimit, dhe të testohet në mënyrën e simulimit dhe duke pasur një tablo të qartë për ndërhyrje apo axhustime. Nëse Shqipëria vihet përballë një sprove, atëherë ne të kemi gati një mekanizëm që nuk gjendet në kushtet e të papriturës, por është paraprakisht i testuar si një mekanizëm sigurie." tha kryeministri

rama nishani

Nishani: Aktiviteti terrorist nuk njeh kufi
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Nishani theksoi faktin se aktiviteti terrorist nuk njeh kufi, kjo duke u bazuar edhe te ngjarjet e fundit në Paris.
 
“Nisur edhe nga ngjarjet me të fundit të aktit terrorist në Paris, është mëse evident fakti se aktiviteti, i nisur në mënyrë të strukturuar që në shtator të 2001, dhe në vijimësi me krijimin e organizatave të tjera, ngjarjet në Irak dhe Siri, tregojnë se ky aktivitet terrorist nuk njeh kufi.” – tha Nishani.
 
“Gjykova ta zhvillojmë si takim informues në lidhje me një prej sfidave mjaft problematikave, siç është ajo e akteve të terrorit, dhe risqet që mund të ndodhet siguria e qytetarëve shqiptarë.”- tha Nishani duke dhënë arsyet e mbledhjes së krerëve të sigurisë.
 
Njëkohësisht angazhimet e Shqipërisë në aksione globale, me rrezikshmëri të lartë e të rritur, dhe për të konkluduar në masat e ardhshme.

rama nishani

Nishani: Të koordinojmë aktet dhe veprimet me aleatët
Ndërsa ka vlerësuar punën e bërë deri tani, Presidenti Nishani kërkoi një koordinim më të avancuar të të gjithë autoriteteve ligjzbatuese, dhe të institucioneve tjera partnere.
 
“Çdo vend dhe çdo qytetar ndihet i rrezikuar,”- tha Nishani duke vlerësuar se “Është detyra e institucioneve tona për të vlerësuar realisht këtë rrezik global, dhe për të qenë të koordinuar për akte dhe veprime të përbashkëta të qeverisë shqiptare në aleancën botërore kundër terrorit, me kontribute konkrete.Duke ofruar vullnetin e një shteti të lirë, por duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të këtij kontributi të vlerësuar gjerësisht të Shqipërisë.”
 
Duke patur parasysh, s pozicionin gjeostrategjik si një udhëkryq, mes Europës, si një vend që është target për të shfrytëzuar territorin në kuadrin e një fluksi të madh të emigrimi të paligjshëm për të kaluar në vende të tjera, krahas arritjeve që ka Shqipëria, Nishani ka bërë të ditur se kërkohet një koordinim më i avancuar i të gjithë autoriteteve ligjzbatuese, dhe të institucioneve tjera partnere.

rama nishani
Nishani: Vlerësoj punën e bërë deri tani
Presidenti Nishani gjatë fjalës së tij ka vlerësuar edhe punën e bërë deri tani nga institucionet shqiptare.
 
“Vlerësoj punën e bërë deri tani nga të gjitha institucionet ligjzbatuese deri më tani. Po ndeshemi me praktika që po vënë shoqërinë shqiptare në fokus dhe rrezikshmëri të akteve të ndryshme terroriste.”- tha Nishani.
 
Duke u ndalur te fenomeni i rekrutimit në Shqipëri të luftëtarëve të huaj për në Siri, Nishani ka vlerësuar koordinimin mes Policisë, Prokurorisë dhe SHIK.
 
“Shqipëria është ndeshur me fenomenin e luftëtarëve të huaj. Kontingjente nga Shqipëria ndodhen në organizata terroriste në Irak dhe Siri. Janë raste të evidentuara dhe do të doja të bëja një vlerësim të veçantë të një koordinimi të shkëlqyer, mes policisë, prokurorisë dhe shik në rastin e investigimit, shkëmbimit të informacionit. Rastet e përballjes së kësaj sfide janë shembujt më të mirë të koordinimit institucional që kemi pasur dhe kjo na inspiron për të thelluar bashkëpunimin edhe me aleatët tanë edhe në nivel rajonal.” – tha Nishani.
 
Nishani: Të përmirësohen të gjitha mekanizmat e domosdoshme
Më tej Nishani ka kërkuar që të avancohet më tej në pikat kufitare në përmirësimin e të gjitha mekanizmave, që janë bërë domosdoshmëri.
 
“Kërkohet që të avancojmë më tej, në përmirësimin e të gjitha mekanizmave, që janë bërë domosdoshmëri, qoftë në aspektin e trajnimit të resurseve njerëzore të këtyre institucioneve që kanë për detyrë kryesore goditjen e këtyre celulave” –tha Nishani.
 
Nishani: Institucionet të marrin sëbashku rekomandimet dhe masat 
Nishani ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që të vlerësojnë dhe të marrin së bashku rekomandimet e nevojshme për të gjitha masat, dhe për të qenë në mënyrë të suksesshme operacional në këtë sfidë.
 
“Siç e tregoi edhe rasti i fundit në Paris, nuk mund të na përçojë frikën, por ajo që ndodhi në ditët e mëpasme tregoi kohezion të institucioneve të demokracisë, të shpirtit të lirisë, dhe kontributit për ta ruajtur këtë liri, dhe me krenari themi se Shqipëria edhe me kontribute është krah këtyre vendeve aleate.”- tha Nishani.

Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror