Nishani takon Jurgen Uldedajn: Sporti
por rrit imazhin e Shqipërisë në botë

Nishani takon Jurgen Uldedajn: Sporti<br />por rrit imazhin e Shqipërisë në botë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim miqësor boksierin e talentuar shqiptar, Jurgen Uldedaj, i cili shoqërohej në këtë takim nga Gjergj Leqejza, President i Federatës Shqiptare të Boksit dhe trajnerët e talentuar, ai i kombëtares, Zef Gjoni dhe trajneri personal, Sead Bushati.

Vlerësim maksimal për arritjet e sportistit të ri, tha Nishani, “jo vetëm si kampion në aktivitetet e organizuara në nivel kombëtar, por dhe rezultatet e larta të arritura në dy kampionatet e fundit evropiane dhe në turneun ndërkombëtar për të rinjtë të organizuar në Azerbajxhan”.

Në një atmosferë miqësore, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij ndaj boksierit Uldedaj, duke theksuar se “të tilla arritje ndihmojnë jo vetëm lartësimin e sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare, por dhe rrisin imazhin e Shqipërisë në botë”. Ai nënvizoi rëndësinë dhe kujdesin që Institucioni i Presidentit të Republikës ka patur dhe do të vijojë të ketë në vijimësi ndaj sportit dhe se do të jetë një derë e hapur për çdo sportist duke mbështetur çdo personalitet me kontribute pozitive që përcjell mesazhe pozitive për fushën së cilës i përket.

Në përfundim të takimit, boksieri Uldedaj i dhuroi Presidentit Nishani dorezat e tij të boksit me një mbishkrim personal.


Marrë nga ATSH

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore