Nishani takon Kopf: Nxitje
investimeve austriake në Shqipëri

Nishani takon Kopf: Nxitje<br />investimeve austriake në Shqipëri
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë një takimi të mërkurën me kryetarin e Dytë të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Karl-Heinz Kopf, u shpreh për nxitjen e investimeve të suksesshme austriake në Shqipëri. Pasi vlerësoi mbështetjen e pakursyer austriake ndaj procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, Presidenti e vlerësoi vizitën e Kryetarit Kopf, i cili shoqërohej dhe nga një grup sipërmarrësish, si tregues domethënës të marrëdhënieve të ngushta të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve.

Kjo vizitë, vuri në dukje Presidenti, i shërben jo vetëm thellimit të diplomacisë parlamentare, por edhe rritjes së marrëdhënieve ekonomike-tregtare si dhe nxitjes së investimeve të suksesshme austriake në Shqipëri.

Duke bashkëbiseduar për procesin integrues evropian të Shqipërisë, Nishani dhe Kopf vunë në dukje se ky është një proces i gjatë, me sfida e vështirësi, por që synon të arrijë standardet evropiane për qytetarët shqiptarë duke konsoliduar demokracinë, institucionet dhe shtetin e së drejtës.

Në BE Shqipëria aspiron të hyjë në mënyrë të merituar duke sjellë edhe vlerat e saj më të mira e të shtuara tek familja evropiane, vuri në dukje Kreu i shtetit.
Ai vlerësoi gjithashtu kontributin dhe mbështetjen e fuqishme të Austrisë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se tashmë pas gjashtë vitesh, shteti i Kosovës ka treguar se qëndrueshmëria dhe paqja në Ballkan janë rritur dhe se e ardhmja e të gjitha vendeve tona duhet të jetë integrimi në BE.

Kryetari i Dytë austriak i Këshillit Kombëtar, Karl-Heinz Kopf vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë, e cila është e përkushtuar ndaj paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, duke e siguruar Presidentin se mbështetja austriake do të vazhdojë të jetë e pakursyer në drejtim të integrimit evropian të vendit tonë. /ATSh/
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën