TIRANË- Presidenti Bujar Nishani ka pritur sot Kryeministrin e Republikës së Sllovakisë, Robert Fico, ku i ka nënvizuar se integrimi europian i Shqipërisë mbetet prioritet.
Presidenti Nishani i vlerësoi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Sllovakisë si shumë të mira dhe shtoi se, “ne kemi vullnetin e palëkundur për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.”
Më tej, Presidenti vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar se integrimi evropian është prioritet strategjik i vendit, si edhe vuri në dukje angazhimin tonë të plotë për përmbushjen e reformave me qëllim marrjen e statusit në qershor 2014.
Për situatën në rajon, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur në mbështetjen e paqes dhe stabilitetit, duke ndjekur politikën e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, me synimin e përbashkët integrimin euroatlantik dhe shtoi se dialogu Kosovë-Serbi është dëshmi se po lemë pas të shkuarën duke vështruar nga e ardhmja.
Kryeministri Fico tha se Shqipëria duhet të llogarisë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë në procesin e integrimit evropian, ndërsa premtoi se vendi i tij do të ofrojë ekspertizë në fushat me interes.
Kryeministri sllovak sugjeroi që të bëhen përpjekjet për t`i hapur dyert biznesit dhe të nxiten shkëmbimet tregtare, fillimisht nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe.
Bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e intensifikimit të dialogut politik dhe komunikimit dypalësh.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com