Nishani takon Thomas Yazdgerd
“Të angazhuar kundër terrorizmit”
Presidenti Bujar Nishani ka takuar ditën e sotme Drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, zotin Thomas K. Yazdgerdi, me të cilin shkëmbeu opinione dhe informacione me interes për të dy vendet, por edhe në nivel rajonal e global.
TIRANË - Presidenti Bujar Nishani ka takuar ditën e sotme Drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, zotin Thomas K. Yazdgerdi, me të cilin shkëmbeu opinione dhe informacione me interes për të dy vendet, por edhe në nivel rajonal e global.
Në kuadrin e luftës kundër terrorizmit Kreu i shtetit theksoi se, të gjitha institucionet shqiptare, veçanërisht ato të specializuara, janë shumë të angazhuara dhe kanë një qasje shumë efiçente në përballimin e sfidave lokale dhe rajonale që burojnë nga lufta kundër terrorizmit, si dhe adresuar drejtë aspektet social-ekonomike të fenomeneve të të ashtuquajturve luftëtarë të huaj.
Gjithashtu Presidenti Nishani i shprehu Drejtorit të Departamentit Amerikan të Shtetit mirënjohjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve për mbështetjen dhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike shqiptare në arritjen e standardeve të nevojshme për të qenë anëtar aktiv i Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO-s. “Si President i Republikës së Shqipërisë, jam shumë krenar që vendi im dhe të gjitha institucionet e tij, janë rreshtuar pa hezitim në të gjitha aleancat e iniciuara nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizimit dhe ruajtjes së paqes e sigurisë në botë.” – u shpreh Kreu i Shtetit.
Më tej Presidenti Nishani evidentoi dhe rolin dhe kontributin e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut në rajonin e Ballkanin Perëndimor, si dhe theksoi rëndësinë e madhe që ka për konsolidimin e dialogut dhe partneritetit rajonal, vijimi i prezencës dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Vërtet kemi një rajon shumë më ndryshe dhe më bashkëpunues se më parë, por gjithashtu kemi dhe sfida të reja që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të rajonit.” – u shpreh Presidenti Nishani.
Presidenti i Republikës ndau me Drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit edhe mendime mbi zhvillimet politike në Shqipëri, si dhe reformën në fushën e drejtësisë. Presidenti Nishani, shprehu gjithashtu mirënjohjen për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes organizmave të tilla si USAID, OPDAT e ICITAP, kanë dhënë e po japin në këtë drejtim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.9%
-
Jo
75.5%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Zelensky takim në Paris me Emmanuel Macron
10 Tetor, 07:54
-
Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca plenare në Kuvend! PD kishte paralajmëruar kaos
10 Tetor, 07:52
-
Erdogan sot në Tiranë, ‘blindohet’ kryeqyteti! Ja rrugët që bllokohen dhe oraret
10 Tetor, 07:41
-
VIDEO/Uragani Milton goditi Floridën, rrugët të 'pushtuara' nga uji dhe shtëpi të shkatërruara
10 Tetor, 07:33
-
Presidenti Erdogan sot në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë! Pritet me ceremoni nga Begaj, takim kokë më kokë me Ramën (AXHENDA)
10 Tetor, 07:17
-
Në punë është një ditë ideale për të përfunduar projekte ambicioze, horoskopi për sot
10 Tetor, 07:10
-
LIVE-Uragani Milton mbërrin në Florida, rreth 2 mln shtëpi e biznese pa energji elektrike! Ka viktima
10 Tetor, 06:57
-
'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)
9 Tetor, 23:46
-
Kampet e emigrantëve në Shqipëri? Vetëm për afrikanët nga Bregu i Fildishtë! Vijnë më pak se 5 vite më parë! Alternativa për qeverinë italiane? Të thyejë ligjin
9 Tetor, 23:18
-
Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë
9 Tetor, 22:57
-
'Skifteri’ shqiptar u vidhte italianëve kartat bankare ATM dhe bënte blerje ‘inteligjente’! Arrestohet 30-vjeçari me precedentë, akuzë për mashtrim kompjuterik
9 Tetor, 22:52
-
VIDEOLAJM/ Uragani Milton drejt Floridës, Biden: Do të jetë stuhia e shekullit
9 Tetor, 22:51