Nishani: Të drejtë vote shqiptarëve të 
Diasporës dhe 1 ministri të posaçme

Nishani: Të drejtë vote shqiptarëve të <br />Diasporës dhe 1 ministri të posaçme
Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti sot në një takim përfaqësues të F.A.R.E. (Forumi i Shoqatave Shqiptare në Itali), në kuadër të një nisme të ndërmarrë nga shoqatat shqiptare në bashkëpunim me znj. Luljeta Çobanaj, Konsulle e Përgjithshme të Shqipërisë në Milano.

Kreu i Shtetit gjatë bashkëbisedimit i siguroi pjesëmarrësit se Institucioni i Presidentit do të jetë gjithnjë i hapur për të mirëpritur, për të kontaktuar dhe për të komunikuar me përfaqësuesit e diasporës nga të gjitha vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Presidenti u shpreh gjatë takimit se e drejta e votës duhet pasqyruar në ligjin zgjedhor që shqiptarët kudo ndodhen të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Ai e quajti domozdoshmëri të kohës krijimin e Ministrisë së Diasporës dhe si një institucion ku diaspora shqiptare të shprehë mendimet e saj lidhur me vendimmarrjet mbi zhvillimin e vendit.

Presidenti i Forumit F.A.R.E., Roland Jaçe u shpreh se të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë shikojnë te Presidenti i Republikës përfaqësuesin e unitetit të kombit dhe si i tillë, përfaqësuesin e diasporës shqiptare dhe interesave të saj.

Në vijim të bashkëbisedimit, përfaqësuesit e F.A.R.E parashtruan disa nga shqetësimet dhe kërkesat e tyre, të cilat kishin të bënin me ushtrimit të së drejtës sovrane të votës por edhe mbështetjen në nxitjen e institucioneve shqiptare për krijimin e Instituteve të Posaçme të Kulturës në Itali apo dhe në vende të tjera, me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe si dhe të kulturës shqiptare në mënyrë që ato t’i përcillen brezave të ardhshëm.

Në përfundim të takimit Presidentit të Republikës iu dorëzua dhe Akt-Marrëveshja e nënshkruar më 2 qershor 2013, e cila përmban përshkrimin e plotë të të gjitha kërkesave dhe prioriteteve të shoqatave të shqiptarëve në Itali.

Redaksia Online
Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%