TIRANE - Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Franceze, François Hollande me rastin e Festës Kombëtare. 

Nishani shkruan: “Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik francez, urimet më të mira dhe më të përzemërta!

Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj, me këtë rast se, ne vlerësojmë veçanërisht marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit me Francën dhe jemi të angazhuar për zhvillimin e zgjerimin e tyre të mëtejshëm në planin dy dhe shumëpalësh, në fusha me interes reciprok për dy vendet tona dhe në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt  integrimit evropian, dhe me besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të kësaj mbështetjeje, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” - përfundon Nishani.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)