Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i dërgoi një mesazh Mbretëreshës së Holandës, Beatrix e cila i la kurorën trashëgimtarit të fronit, Princit Willem-Alexander.
Nishani i shprehu Mbretëreshës Beatrix mirënjohjen për kontributin që ka dhënë për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e sinqertë mes dy vendeve.
“Më lejoni t’iu përcjell, në emrin tim dhe në emër të Shqipërisë mike, konsideratën më të lartë për kontributin e vyer në interes të vendit tuaj gjatë kohës së mbretërimit tuaj!
Me urimet e mia më të mira për shëndetin e lumturinë Tuaj, si edhe për begatinë e popullit mik holandez, ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, tha Nishani.
Gjithashtu Presidenti Nishani uroi Mbretin e ri, Willem-Alexander për angazhimin e marrë nga ana e tij.
“Kam kënaqësinë e madhe që, me rastin e Kurorëzimit Tuaj si Mbret i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’iu dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin tuaj në këtë angazhim të lartë!
Duke ju uruar edhe një herë suksese, ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, ishin fjalët e Nishanit në letrën e dërguar.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com