Nishani uron myslimanët:
Ramazan të lehtë të gjithëve!

Nishani uron myslimanët:<br />Ramazan të lehtë të gjithëve!
TIRANE - Presidenti Bujar Nishani i përcolli sot urimin “Ramazan të lehtë të gjithëve!” për besimtarët myslimanë të cilët nisën sot muajin e agjërimit.

“Ju përshëndes me shumë dashuri dhe respekt sot në ditën e parë të Ramazanit.”- shkruan presidenti në urimin e tij duke vlerësuar se ky muaj ndërthur shenjtërisht sakrificën materiale me lartësimin shpirtëror.

“Ramazani është një akt i lartë religjioz dhe human me përmasa kolosale. Duke qenë gjithëpërfshirës dhe universal, efektet dhe dobitë e Ramazanit, paqja, purifikimi, lartësimi, mbarëvajtja, janë të shkrira brenda Tij në një mënyrë harmonike të përsosur brenda një diapazoni mahnitës, që përfshin gjithçka njerëzore, nga aspekti shpirtëror në atë utilitar, nga secili besimtar veç e veç, tek i gjithë komuniteti bashkarisht.” - shkruan Nishani.

Ai nënvizon se mesazhet që përcjell riti i Ramazanit janë nga më madhështoret.
“Kthimi i vështrimit nga vetja. Uria dhe etja, dhe në përgjithësi vuajtjet materiale, janë vuajtje provizore që shpërblehen. Vazhdimi i ekzistencës bëhet vetëm përmes mbajtjes gjallë të shpresës,
e cila, nga ana e vet, ushqehet nga dhimbjet e sakrificës. Ndjenja e mëshirës dhe dashurisë për të gjithë njerëzit njëlloj. Largimi i brengave. Harrimi i kujtimeve të hidhura. Këto dhe të tjera janë arsyet pse Ramazani prej shekujsh zbatohet dhe nderohet me aq devocion dhe përpikmëri nga Ju dhe besimtarët myslimanë të mbarë botës.”

Edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u ka uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar, të gjithë besimtarëve myslimanë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes