Presidenti Nishani ka uruar sot Presidentin Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës.
Me anë të një mesazhi urimi Nishani ka inkurajuar më shumë për vijimin me vendosmëri e përkushtim në rrugën e reformave të thella.
Mesazhi i Plotë
“I nderuar Zoti President,
Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell për Ju dhe të gjithë qytetarët francezë, urimet më të ngrohta e të përzemërta.
Përfitoj nga rasti që, në këtë ditë të shënuar për vendin tuaj, të shpreh mirënjohjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve për mbështetjen që Franca i ka dhënë ndër dekada. Konstatoj me shumë kënaqësi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, janë zgjeruar më tej dhe kanë marrë dimensione të reja në kuadrin e proceseve integruese euroatlantike.
Mesazhet tuaja gjatë Konferencës së Parisit, për vijimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, na inkurajojnë më shumë për vijimin me vendosmëri e përkushtim në rrugën e reformave të thella, pasi Shqipëria e konsideron integrimin në Bashkimin Evropian si alternativën e vetme dhe objektivin e saj më madhor.
Me urimet më të mira për Ju dhe vendin tuaj, ju lutem pranoni Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com