Nishani uron Trump: I bindur se
miqësia Shqipëri-SHBA do thellohet

Nishani uron Trump: I bindur se<br />miqësia Shqipëri-SHBA do thellohet
Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani uron Presidentin e 45-të të SHBA-së, Donald J. Trump me rastin e marrjes së detyrës

Përmes një mesazhi, Nishani shprehet i bindur se miqësia Shqipëri-SHBA do thellohet gjatë Administratës së Donald Trump.  

"Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka Shtetet e Bashkuara kanë bërë në mbështetje të shqiptarëve për më shumë se një shekull, si dhe bindjen se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të thellohet edhe më shumë gjatë presidencës suaj", thuhet në mesazhin e Trump.

Urimi i Nishanit:
Shkëlqesia Juaj,
 
Inaugurimi dhe marrja e detyrës së Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më jep edhe njëherë kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju shpreh urimet më të mira e të sinqerta dhe t’Ju uroj shumë suksese në përmbushjen e angazhimeve presidenciale.
 
Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka Shtetet e Bashkuara kanë bërë në mbështetje të shqiptarëve për më shumë se një shekull, si dhe bindjen se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të thellohet edhe më shumë gjatë presidencës suaj.
 
Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë për Shqipërinë dhe shqiptarët mikun dhe partnerin kryesor strategjik dhe ju siguroj se shqiptarët do të vijojnë të jenë krah jush në realizimin e agjendës suaj kundër ISIS dhe terrorizmit ndërkombëtar, por edhe për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të agjendës euroatlantike.
 
Me dëshirën për t’ju takuar në një rast sa më të parë, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!"



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës