Presidenti Nishani zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Europian, Herman Van Rompuy
TIRANË, 30 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Europian, zotin Herman Van Rompuy.
Presidenti Nishani falënderoi Presidentin Van Rompuy, dhe nëpërmjet tij, të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive, anëtarë të Këshillit Europian, për vendimin unanim të datës 27 qershor, duke e bërë Shqipërinë vend kandidat për anëtarësimin europian.
Presidenti theksoi se, ky vendim i merituar dhe shumë i rëndësishëm për Shqipërinë është vlerësim për arritjet e deritanishme por edhe inkurajim i fortë për të vazhduar përpara në rrugën e reformave të mëtejshme.
Ai e garantoi Presidentin Van Rompuy se do të bëjë gjithçka për të mbështetur përparimin e reformave, kyçe për avancimin e vendit drejt BE, orientuar bindshëm drejt standardeve europiane.
Presidenti Van Rompuy uroi për statusin e ri që gëzon tashmë Shqipëria si vend kandidat i BE, dhe nënvizoi se ky është vlerësim i drejtpërdrejtë i arritjeve që ka shënuar vendi. Ai vuri në dukje se dhënia e statusit është gjithashtu tregues i qartë se BE nuk po vuan nga lodhja ndaj zgjerimit, dhe shprehu besimin se Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e reformave e bashkëshoqëruar nga mbështetja dhe angazhimi i BE.
Presidenti Nishani përgëzoi me këtë rast, edhe nënshkrimin e Marrëveshjeve të Partneritetit dhe Asocimit me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, duke e siguruar se Shqipëria do të mbetet një aleate e ngushtë përkrah BE për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatës në Ukrainë. Presidenti Van Rompuy shprehu vlerësimin maksimal për këtë mbështetje dhe shprehu besimin për t'u takuar së shpejti në Tiranë.
/f.n/
/Shqiptarja.com