Nishani: Vijim të bashkëpunimit me
 Suedinë në fusha të ndryshme

Nishani: Vijim të bashkëpunimit me<br /> Suedinë në fusha të ndryshme
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim lamtumire të Ngarkuarin me Punë të Suedisë në Shqipëri, Patrik Svensson.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, Kreu i Shtetit nënvizoi mbështetjen e Suedisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Suedia, u shpreh Presidenti i Republikës, është simbol i demokracisë dhe zhvillimit ekonomik dhe vendi ynë e sheh me përparësi vijimin e forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë dhe turizmin.

I Ngarkuari me Punë i Suedisë, Patrik Svensson, i shprehu Kreut të Shtetit vlerësimin për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve duke theksuar se Suedia do të vazhdojë mbështetjen e saj si ndaj procesit të integrimit evropian, por dhe në funksion të përmirësimit të klimës ekonomike dhe zhvillimit të Shqipërisë.

Më tej, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, duke vlerësuar aktivitetin e z. Svensson për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe, i uroi suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij diplomatike.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën