Nishani vizitë në BE dhe NATO
takim me Tusk dhe Stoltenberg

Nishani vizitë në BE dhe NATO<br />takim me Tusk dhe Stoltenberg
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis sot drejt Brukselit për një vizitë pune në institucionet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.
 
Kreu i Shtetit shqiptar gjatë kësaj vizite pune do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk; me Presidentin e Parlamentit Evropian Martin Schulz si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, gjatë së cilave do të diskutohen çështje të integrimit evropian të Shqipërisë dhe përmbushjes së kritereve të nevojshme si dhe mbi përgjegjësitë e vendit tonë dhe përballjen me sfidat aktuale në kuadër të NATO-s.
 
Presidenti Nishani do të ketë edhe një mëngjes pune të organizuar nga Instituti Transatlantik dhe Presidenca holandeze e Bashkimit Evropian, si dhe do të zhvillojë një takim të veçantë me bashkësinë shqiptare që jeton dhe punon në Belgjikë.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!