Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, niset sot drejt Zagrebit për një vizitë shtetërore me ftesë te Presidentes kroate, Kolinda-Kitarovic.

Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet gjithashtu nga kryeministri kroat Tihomir Orešković si dhe nga Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Akademiku Željko Reiner.

Presidenti Nishani do të shoqërohet gjatë kesaj vizite të rëndësishme me fokus paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga një numër i shumtë sipërmarrësish shqiptarë, drejtuesish e përfaqësuesish të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite parashikohet një takim i përzemërt me bashkatdhetarët e shumtë shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)