Nishani-Vujanovic: Duhet të flasim
për TAP dhe Adriatiko-Jonianen

DURRËS - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim dypalësh në Durrës me Presidentin e Malit të Zi, Vujanović.

Ky takim në kuadër të takimit të pestë rajonal të Presidentëve.

Duke vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi si shumë të mira, Presidenti Nishani vlerësoi rëndësinë e nismave rajonale për forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimit të pikëpamjeve për zhvillimet rajonale, integrimin rajonal dhe vuri theksin në domosdoshmërinë që vendet tona të flasin më një zë për projekte madhore, si TAP dhe Korridori Adriatiko-Jonian.

Nga ana e tij, Presidenti Vujanović, pasi vlerësoi Shqipërinë si një partner shumë të rëndësishëm, vuri në dukje se TAP dhe Magjistralja Adriatiko-Joniane janë shumë të rëndësishme për dy vendet tona, për rajonin dhe më gjerë dhe se duhet të bashkëpunojmë mes nismave rajonale si Procesi i Brdo-s, me qëllim që këto projekte të vendosen në axhendën tonë dhe atë evropiane.

Presidentët Nishani dhe Vujanović shkëmbyen mendime edhe për mundësinë e zbatimit të projekteve dypalëshe në infrastrukturë, turizëm dhe fushën e mjedisit, të cilat i vlerësuan si me interes të ndërsjellë dhe si konkretizim praktik të klimës së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

nishani vujanovic

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve