TIRANE- Prokuroria e Tiranës nis hetimet për gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Shefkie Demiraj. Në 2008 Gjyqtarja dënoi me gjobë 90 mijë lekë Ardian Prrenjasin për kryerjen e veprës penale “Heqje e paligjshme lirise” parashikuar nga neni 110/1 te K.Penal, pasi ai kishte mbajtur peng të miturin M. A.

Në vendimin e saj gjyqtarja çmon se ky dënim ishte i mjaftueshëm për rehabilitimin e 45 vjeçarit dhe nuk ishte i nevojshmë izolimi i tij nga shoqëria. Pasi ky kishte pranuar krimin, kishte përfituar 1/3 uljen e dënimit duke e çuar dënimin me gjobë në 60 mijë lekë. Vendimi nr 1555 i gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Shefkie Demiraj ndërkohë që Prokurori ishte Blerim Tominaj.

5 vjet më vonë Ardian Prrenjasi arrestohet për vrasjen 11 vjeçarit Julian Çela. Ndërkohë që Prrenjasi rrëmbeu dhe një fëmijë tjetër, dhe në 2004 në Librazhd ka rrëmbyer dhe 2 fëmijë të tjerë. 

PROKURORIA LETERF KLD: NA LEJONI TE HETOJME GJYQTAREN

Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar urgjentisht një këkesë ku i kërkon KLD për të hapur rrugën për hetimin ndaj gjyqtares Shefkie Demiraj. Kjo pasi në 2008 kur gjyqtarja ka dhënë vendimin për Ardian Prrenjasin ka qenë me imunitet. Ligji për heqjen e imunitetit hyri në fuqi në 2012 dhe nuk ka fuqi prapavepruese. Ajo do të hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës

 PDF, VENDIMI I GJYQTARES SHEFKIE DEMIRAJ


MINISTRIA E DREJTESISE: HETIM PROKURORIT  GJYQTARES

Ministria e Drejtësisë i kërkon inspektimin nga Prokuroria në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për çështje penale në ngarkim të shtetasit Adrian Prenjasi. "Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur dje në Tiranë ku një mitur u dhunua dhe e mbajt peng nga shtetasi Adrian Prenjasi dhe një tjetër (sipas dëshmisë së autorit dhënë organeve të policisë) është vrarë prej tij dhe pasi u njoh me faktin se ky shtetas është dënuar me gjobë nga gjykata, për veprën penale të të “heqjes së paligjshme të lirisë” ndaj një tjetër të mituri Ministri i Drejtësisë ka kërkuar menjëherë inspektimin në Prokurorinë dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për rastin në fjalë. Inspektimi do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme Çështjeve të Drejtësisë me objekt kontrollin e veprimeve procedurale në procedimin penal nr.1623, viti 2008 në ngarkim të të pandehurit Ardian Prenjasi, i akuzuar për veprën penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” parashikuar nga neni 110/1 i K.Penal, me hetime paraprake të përfunduara me vendim dërgimi për gjykim. Përfunduar së gjykuari me vendimin penal nr.1555 datë 14.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Të gjitha rezultatet e inspektimit do ti bëhen te ditura opinionit publik brenda një kohe të shkurtër."- thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Drejtësisë. 

( sg/shqiptarja.com)