Teksa ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm nga Njësia Administrative Ndroq, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se 350 banorë të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar, me shtëpi të reja.
Veliaj deklaroi se sot ka nisur ndërtimi i 74 shtëpive në një bllok tërësisht të ri banimi, ndërkohë që vijon procesi i rindërtimit për 83 shtëpi të tjera, në po këtë njësi.
“Para një viti, tërmeti na provoi sa të brishtë jemi; kur toka dridhet nën këmbët tona secili prej nesh ndihet i dobët, i pafuqishëm dhe i pamundur për t’i bërë ballë. Por, gjatë këtij viti provuam se, kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, kur ne i vëmë syrin punës, kur ne përveshim mëngët për të bërë këto projekte, dalim vërtetë shumë të fortë. Nëse para një viti u provua brishtësia jonë, besoj që, pas një viti provohet forca jonë, fuqia jonë transformuese, kur i vëmë qëllim vetes të ringrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
Ai tha se një ndër shembujt e suksesit të këtij procesi në Tiranë është ringritja e kësaj lagjeje të re, paralelisht me rindërtimin e çdo shtëpie të dëmtuar një vit më parë.
Duke cekur akuzat e bëra nga opozita. Veliaj u shpreh që askush nga ata që kritikojnë sot nuk ka të drejtë morale të flasë, për aq kohë sa nuk ka dhënë vetë as kontributin më minimal për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
“Kur Monika dhe Luli të japin shtëpinë e tyre të parë, atëherë do fitojnë të drejtën morale të japin mend si bëhen këto punë. Por, për sa kohë që janë të rrënuar moralisht, do të duhet që t’i injorojmë, të vazhdojmë përpara dhe besoj që puna do flasë më shumë se çdo fjalim përkujtimor në vitin e parë të tërmetit, apo edhe në vitet që do të vijnë,” tha ndër të tjera nga Ndroqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.8%
-
Jo
35.1%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 4242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Dados si prokuror: Nuk ka shkollën e Magjistraturës! Kryebashkiaku në seancën në Administrative (VIDEO)
3 Prill, 07:31
-
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
2 Prill, 17:52
-
Gjykata Administrative shqyrton nesër padinë e Veliajt për pavlefshmërinë e emërimit prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe kryebashkiaku
2 Prill, 17:48
-
Media belge: Përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit në diskutimet për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë
2 Prill, 12:25
-
U padit për shpifje, Braçe nuk pajtohet me biznesmenin Çekrezi: Padi e rreme! Veliaj? S’komentoj procese gjyqësore
1 Prill, 11:19
-
Shtyhet gjyqi ‘Veliaj’/ Dado sheh ‘strategji’ zvarritjeje, avokati: Emocional, SPAK s'do proces të rregullt! Pezullohen sërish afatet e paraburgimit
1 Prill, 09:32
-
Braçe u ofrua si kandidat për Tiranën/ Kthupi: Ka gjetur momentin perfekt, ‘presion’ kupolës së PS! Gjyli: Ka adresuar shumë problematika të qytetarëve! Meçe: Socialist i thekur
31 Mars, 22:14
-
Ylli Manjani: Debati mbi kryetarin e ardhshëm të bashkisë Tiranë duhet të jetë përtej forumeve të partive
31 Mars, 20:16
-
Ambicia e Braçes për Tiranën, Spahiu: Nëse e fiton, duhet t’i shpallë luftë mafies së ndërtimit dhe të pezullojë lejet për kulla
31 Mars, 13:52
-
'Nuk tallem kurrë me njerëzit', Erion Braçe sqaron ambicien për Bashkinë e Tiranës: Kryeqyteti kërkon dimension të ri zhvillimi (VIDEO)
31 Mars, 12:47
-
Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, Sulaj: Ambientet do t’i kthehen qytetarëve
31 Mars, 10:19
-
U ofrua si kandidat për Tiranën/ Braçe për Report Tv: Emri i Manastirliut erdhi si emergjencë, sot PS ka kohën për bërë përzgjedhje sipas statutit
30 Mars, 17:09
E ka thone Erion mashtruesi eshte e mabarume KULLA E SAHATITQE PO NDERTON ERIONI ESHTE PER TE DEMTUARIT NGA TERMETI
Përgjigju