TIRANË - Kanë filluar aplikimet për Shkollën e Policisë, procesi i hapur deri më datë 28 shkurt 2014. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit njoftohet se, të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, mund të aplikojnë pranë të gjithë Drejtorive të Policisë në Qarqe. Aplikimi është i hapur për të gjithë të interesuarit deri më datë 28.02.2014 dhe formularët e aplikimit mund të tërhiqen pranë çdo drejtorie policie në qark.
KRITERET QË DUHET TË PËRMBUSHË APLIKANTI:
- Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë.
- Të ketë zotësi për të vepruar.
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.
- Të ketë mbaruar shkollën e mesme.
- Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në shërbimin policor.
- Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë.
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B.
- Nuk ka të drejtë të aplikojë për t’u pranuar në polici personi ndaj të cilit është marrë masa disiplinore e përjashtimit nga Policia e Shtetit ose e largimit nga shërbimi civil.
DOKUMENTET QË DUHET TË PARAQESIN:
- Formularin e plotësuar të aplikimit, të përcaktuar nga struktura qendrore e personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
- Fotokopje të pasaportës ose certifikatë lindjeje me fotografi.
- Kopje origjinale ose fotokopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme.
- Dëshmi penaliteti.
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B e cila, për gjininë më pak të përfaqësuar, mund të paraqitet në një afat kohor deri në 12 muaj pas fillimit të shkollës bazë të policisë. Nëse aplikantët nuk e paraqesin këtë dokument brenda 12 muajve, lirohen nga Policia e Shtetit.
Strukturat e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe do t’u japin të gjithë aplikantëve informacionin e nevojshëm për procesin e testimit si: shembuj pyetjesh, udhëzimet e testimit me shkrim, si dhe sqarime mbi mënyrën e plotësimit të fletës së skantronit.
Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit dhe Menaxhimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën [email protected].
Çdo material i nevojshëm për procesin e aplikimit, është i pasqyruar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al, në rubrikën "Si mund të bëhesh punonjës policie".
/Shqiptarja.com

Formular pranimi, Shkolla e Policisë