Vlorë/ Nisin Karnavalet e Nartës, festa tradicionale që vijon pas festës së Pashkëve

Karnavalet e Nartës, tradita e trashëguar ndër breza, nisin të dielën e Pashkëve dhe vijojnë për tre ditë me radhë deri të martën në mbrëmje.

Është një festë tradicionale e fshatit Nartë, e trashëguar në breza. Festimeve i janë bashkuar edhe dhjetra banorë të Nartës të ardhur nga Greqia apo edhe vendet e BE-së për të festuar Pashkët, por edhe karnavalet tre ditore.

Gjithçka në qendër të fshatit ku të rinj e të reja vishen me kostumet tradicionale të zonës duke festuar e kërcyer. Vetë banorët shprehen se karnavalet janë një festë e vetë fshatit ndërsa duhet të vijohet e trashëgohet ndër breza.

Në festë nuk kanë munguar edhe të huaj italianë të cilët janë surprizuar nga festimet ndërsa i cilësojnë shumë të bukura dhe të veçanta.

Xh.K/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës