Nisin konsultat për dixhitalizimin
 RTSH: Privatët 2885 € në muaj

Nisin konsultat për dixhitalizimin<br /> RTSH: Privatët 2885 € në muaj
TIRANE - Autoriteti i Medias Audiovizive, Radio-televizioni publik dhe operatorët privatë televiziv nisin negociatat për procesin e dixhitalizimit të transmetimeve nga rrjeti analog në atë numerik. Sipas strategjisë së prezantuar nga përfaqësuesi i RTSH në takimin konsultativ për këtë çështje, parashikohet tu kërkohet operatorëve t’i paguajnë televizionit publik 2885 euro në muaj për çdo qark që mbulohet nga operatori televiziv.

Ky propozim u kundërshtua nga operatorët televizivë të cilët e konsideruan të pajustifikueshme një tarifë të tillë, ndërsa drejtori i RTSH Martin Leka tha se propozimi vjen në bazë të ligjit, por mund të negociohet mes palëve në këtë proces. Ndërtimi i dy rrjeteve dixhitale të RTSH ka një kosto që kap një shifër prej 21.5 milion euro. 

Përfaqësues të shoqatave së rrjeteve lokale thanë se tarifa të tilla janë të papërballueshme të paktën për dy vitet e para.

Ky ishte takimi i parë konsultativ për këtë çështje ndërsa në ditët në vijim do të diskutohet në terma konkrete për negociatat mes palëve në këtë proces.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit