Nisin përplasjet  e derbit, Tirana
akuza të forta Partizanit për biletat

Nisin përplasjet  e derbit, Tirana<br />akuza të forta Partizanit për biletat
Nesër dalin në shitje biletat për derbin e madh të kryeqytetit, që do të zhvillohet të premten, ndërsa përplasja mes tifozerive ka nisur që ditën e hënë duke nxehur akoma më shumë sfidën mes dy rivalëve për të udhëhequr Tiranën.

Partizani si klub organizator i ndeshjes publikoi çmimet e biletave, duke nisur nga më të shtrenjtat, në tribunat A dhe B me kosto 2.500, 2.000 dhe 1.500 lekë të reja, për të vazhduar me çmimin 600 lekë të reja për të gjithë karshinë dhe tribunat mbrapa portave.

Tirana do të ketë në dispozicion tribunat A, D1 dhe C me çmim 600 lekë. Tifozeria e kuqe do të akomodohet në sektorët e tribunave B, D2, D3 dhe E. “Shuma e mbetur me vlerën 200 lekë do të sponsorizohet nga ana e klubit kundrejt kompanisë që menaxhon biletat.

Kjo nismë ndërmerret në kuadër të politikave të klubit për të mbështetur tifozerinë e kuqe e cila mbetet lojtari i 12 në çdo ndeshje” njofotohet në deklaratën e ekipit të Partizanit. Tifozeria bardheblu do të ketë në dispozicion Tribunat A, D1 dhe C.

Pas publikimit të çmimeve të biletave ka reaguar klubi i Tiranës duke denoncuar atë që e cilëson si skandal “Partizani ka reklamuar çmimet e biletave per tribunat D1, D2, D3, C dhe E, duke percaktuar vlerën e 600 lekëve për një biletë në këto sektorë.

Abuzive ndarja e bërë. Sektorë të ndryshëm nuk mund të jenë të barazvlefshëm. Klubi organizator i ndeshjes ka menduar që biletat për tifozerinë e Partizanit të printohen në vlerën e publikuar 600 lekë dhe të shitën në vlerën 400 lekë, me argumentin se klubi do të subvencionojë diferencën e çmimit të biletës, duke kaluar në llogarinë e kompanisë që menaxhon biletat vlerën monetare. Pra Partizani do t’i transferojë në llogari bankare vetes “subvencionin” për biletat e kuqe.

Tirana denoncon këtë sjellje provokative, aspak serioze për një klub futbolli. Diferencime të tilla diskriminuese, nxisin një klimë aspak pozitive për një ndeshje që nuk do të luhet të premten për herë te fundit”thuhet në deklaratën e Tiranës.

Ndërsa Partizani reagon duke shpejguar “Vendimi i marrë nga Klubi për të sponsorizuar një pjesë të çmimit të biletave për tifozerinë e kuqe, hyn në politikat tona. Kjo inisiativë ka marrë jetë edhe në kuadër të festimeve të 70 vjetorit të themelimit të Klubit Sportiv Partizani.

Njëkohësisht ju kujtojmë se i jemi përmbajtur çmimeve që na u ofruan nga klubi Tirana në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi” në 7 Dhjetor 2015.

Ndërkohë tifozerisë tonë në prag të asaj sfide iu mundësuan biletat vetëm 16 orë përpara nisjes së takimit duke vështirësuar në këtë mënyrë praninë e tifozave në stadium dhe sigurimin e një bilete në kohë”shprehen të kuqtë në reagimin e tyre.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar