Nisin punimet në Autostradën
Prishtinë-Hani i Elezit

Nisin punimet në Autostradën<br />Prishtinë-Hani i Elezit
PRISHTINE- Nën mbështetjen e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, u organizua sot ceremonia e fillimit të punimeve të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit “Rruga 6”, në fshatin Uglar afër Fushë-Kosovës. Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit “Rruga 6". Kjo autostradë u emërua "Arbër Xhaferi".

Përveç kryeministrit Thaçi në ceremoni morën pjesë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ambasadorja Jacobson, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi  dhe shumë personalitete tjera nga jeta politike e shoqërore e vendit.
 
Në hapje, Thaçi e vlerësoi shumë të rëndësishme këtë ditë, ndërsa bëri të ditur se autostrada do ta mbajë emrin e intelektualit të shquar Arber Xhaferi.

"Sapo nisëm ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit duke bërë një hap të rëndesishëm drejt modernizimit të mëtutjeshëm të infrastrukturës së Kosovës. Kjo autostradë do të shërbejë si një arterie e zhvillimit ekonomik, do t'i bashkojë më shumë shqiptarët dhe do ta integrojë vendin tonë në rrjetet kryesore mbarë-evropiane të transportit. Ky projekt madhor shënon fillimin e jetësimit të Misionit të Ri dhe do të marrë emrin e intelektualit të shquar shqiptar Arbër Xhaferi", ka theksuar ai.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota tha se kontrata për këtë projekt është ndër më të mirat. Ai tha se për dy vjet sa është punuar në këtë projekt janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.

Kurse, zëvendëkryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi tha se kjo autostradë ka një rëndësi të veçantë sepse bashkon shqiptarët.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë