Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në orët e para të ditës së nesërme nga 04:00-06:00 do të ketë ndërprerje në disa zona të Vlorës.
Ndërprerjet në kulmin e sezonit turistik sipas OSHEE, vijnë pasi OST ka planifikuar të kryejë punime në kuadër të projektit të n/stacionit Orikum, 110/35/ 20 kV.
Për këtë shkak, OSHEE do të stakojë energjinë në linjën 35kV L30-31/2 Uji Ftohtë–Radhimë, ndërsa punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 04:00-06:00.
Zonat që mbeten pa energji në Vlorë janë; Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum dhe Shën Thanasë.
Komento