Nisin punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, opozita pengon punimet! Kalaja kërcënon punëtorin: Zbrit poshtë se do të të tërheq zvarrë (VIDEO)

TIRANË- Kanë nisur punimet për ndërtimin e ri të Teatrit Kombëtar. Mbrëmjen e sotme disa fadroma kanë mbërritur në zonën e teatrit për të nisur punimet, ashtu siç ishte paralajmëruar nga ministria e Kulturës se do të nisnin para përfundimit të këtij viti.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi sëbashku me Adriana Kalaja kanë tentuar që të pengojnë nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Këlliçi dhe Kalaja duket si i janë kthyer sërish çështjes së teatrit. Ata kanë qenë të pranishëm atje teksa kanë nisur punimet, ndërsa Kalaja dëgjohet t’i thotë shoferit të eskavatorit të zbresë poshtë dhe se nuk do ta lejojë që të futet të punojë për teatrin e ri.

“Do të të tërheq zvarrë, do të të nxjerr jashtë njëherë se jam avokatja e Aleancës. Ej zbrit mo poshtë, zbrit mo poshtë ti se do të të nxjerr zvarrë. Zbrit poshtë se nuk ka shanse fare jo, ti po as njeri në botë të futet dhe të punojë. Dakord?!”, dëgjohet të thotë ish-kandidatja e Berishës për Tiranës, Adriana Kalaja.

Puna për teatrin e ri ka nisur pasi u shpall kompania fituese Agi Cons dhe Re-Is. Tenderi do të kushtojë 1 miliard e  840 milionë lekë. Projekti i teatrit është bërë nga arkitekti danez Bjarke Ingels! Më herët, kryebashkiaku Veliaj ka bërë me dije se Teatri i ri do të jetë disa herë më i madh se i vjetri dhe do të ofrojë kushte sipas të gjithë standardeve. Ai do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla 'Black Box' prej 200 metra katror secila.

Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun. Po kështu, Teatri i ri Kombetar, përveç ambienteve të tjera ndihmëse, do të ketë edhe një parkim nëntokësor. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 21/12/2022 17:18

    Si mund te kryhen veprime pa u shprehur perfundimisht gjykata, per nje ceshtje qe eshte ne gjylate??!! Ekziston nje studim per ballkanin, i cili e ka shpallur ate zone me nivel te larte sizmik, per aresye te levizshmerise se pllakave tektonike nen te dhe qe ndalon ndertimin e ndertesave mbi 30 kate ne gadishullin ballkanik, dhe i vetmi vend ne ballkan qe nderton jashte ketij studim-vendimi eshte Shqiperia. Ne asnje vend te ballkanit nuk ka ndertesa mbi 30 kate.

    Përgjigju
  • Pjeter: 21/12/2022 13:30

    Kjo eshte me te meta mendore se nuk ka mundesi!!! Ne kaq pak kohe,nga nzjerre aq traplliqe nga goja sa, asnji kandar si mban!!!

    Përgjigju
  • Tani: 21/12/2022 07:26

    Prap kjo deblija. Imagjino te ishte kryetare bashkie

    Përgjigju
  • Turi: 21/12/2022 02:33

    Na myten baxhellat plake e krriçat

    Përgjigju
  • nona: 21/12/2022 02:12

    mire banjo -lavaman duhen ne teater,,,po dushe per c'fare duhen...kush do lahet aty...

    Përgjigju
  • sali: 21/12/2022 01:01

    Talebanet,Keshtu kane bere per Parkun,per sheshin,Per stadiumin e cdo gje te bukur qe tentohet te behet ne shqiperi,Fytyra te peshtira

    Përgjigju
    • Fred: 21/12/2022 08:14

      Nuk dijne se per çfare te bejne opozite e u hakmerren punetoreve e shofereve. E kercenove ti, po pastaj? Po vazhdove me kercenimet td pret qelia. Te çmendurve nuk u ka mbetur gje tjeter veç te çirren. Mbeturina te felliqura qe i ka Shqiperia akoma neper kembe.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja