Nisin punimet te Dispanceria, Manastirliu: Rindërtojmë 14 qendra shëndetësore në Tiranë

Klinika e specializuar për sëmundjet e mushkërive e qytetit të Tiranës po rindërtohet për t’u kthyer në një qendër model jo vetëm në infrastrukturë por edhe në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi fillimin e punimeve tek Dispanceria, ku theksoi rëndësinë e investimeve në shërbimin Parësor.

Kemi hapur investime madhore në shëndetësi dhe padyshim programi kombëtar për rindërtimin e 80 qendrave shëndetësore është ndër më të rëndësishmit që ka nisur e zbatohet këtë vit. Pjesë e këtij programi është investimi tek Dispanceria, e cila do të rindërtohet dhe do të pajiset me aparatura moderne për t’ju shërbyer rreth 40 mijë pacientëve që marrin shërbim të specializuar në këtë qendër.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Ministrja theksoi se ky nuk është i vetmi kantier i hapur në Tiranë.

Jemi të fokusuar te rindërtimi i qendrave të kujdesit parësor, si porta e parë hyrëse në shërbimin shëndetēsor për qytetarët, ndaj kemi hapur kantierin e shëndetësisë edhe në qendrën shëndetësore nr. 4, qendrën nr. 10, në Kashar, Ndroq, Pezë, Bathore, janë 14 qendra shëndetësore në qarkun e Tiranës që po rikonstruktohen me buxhetin e shtetit vetëm gjatë këtij viti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Duke theksuat rëndësinë e shërbimeve të integruara, Manastirliu theksoi se Tirana është padyshim kantieri më i madh sa i takon investimeve këtë vit, pasi përvec shërbimit Parësor, kanë nisur investime të rëndësishme sa i takon infrastrukturës spitalore.

Tre projekte madhore nisin këtë vit në QSUT. Ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme që do të zëvendësojë 6-katëshin ekzistues; ndërtimi dhe pajisja e dy kateve të kirurgjisë së përgjithshme dhe pediatria e re moderne.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Vetëm për vitin 2018 po investohen 14 milion euro në shërbimin shëndetësor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vini: 01/08/2018 21:58

    Per komentuesin Toni,trushpelarin prej pseudorilindjes: http://shqiptarja.com/lajm/do-largohemi-nga-shqipwria-dy-kwngwtarwt-e-zhgenjyer-marrin-vendimin-e-rwndwsishwm

    Përgjigju
  • Arben: 01/08/2018 18:42

    Cfare po investoni e zhvilloni? Si nuk keni turp e mburreni! Ju vetem mashtroni kategorine e injoranteve dhe trushpelareve me fasadat qe reklamoni. Pasi harxhoni miliarda leke cdo vit me PPP 10 vjecare per check up te panevojshem,per sterilizime veglash qe kane nisur te dalin jashte funksionit me vetem dy vjet pune,per tendera miliona eurosh pajisje spitalesh ne qytete-fshatra ku nuk ka ngel as 20% e banoreve,lini spitalet me kryesore te Tiranes me pajisje krejtesisht te amortizuara. Kur shpenzoni(vidhni) miliarda pa hesap per pune krejt te panevojshme,thoni se nuk keni para per te rritur rrogat e personelit mjekesor ose i rritni ne menyre qesharake,sa perbte blere dy kile mish apo djathe ne muaj! Juve paskeni qene specia e mostrave me te ndyra qe ka pase Shqiperia dhe shendetesia ne krye, prandaj cdo vit po ikin ne Gjermani me shume mjeke e infermjere se sa diplomohen ne universitete.

    Përgjigju
    • Toni: 01/08/2018 19:11

      O Arben ku i ke blere syzet,tek Shqup-i?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'