Nisin regjistrimet e fëmijëve në kopshte dhe çerdhet publike, drejtoresha Zhaneta Beqiri për Report Tv: 6 kopshte do t’i shtohen Tiranës

Nga data 6 Qershor kanë nisur regjistrimet e fëmijëve në çerdhet publike të vendit ku prindërit kanë afat deri më 10 qershor për të dorëzuar dokumentacionet e nevojshme. Ndërsa regjistrimet në kopshte nisin me 13 Qershor dhe do të zgjasin dy javë.

Klea regjistron për herë të parë në çerdhe, Auronin, djalin e saj 9 muajsh. Ka ardhur që herët në mëngjes pranë çerdhes numër 1 në Tiranë, për të dorëzuar dokumentet.

“Dorëzuam certifikatë familjare dhe personale të fëmijës dhe të dhënat e mia dhe të bashkëshortit për marrëdhënien në punë. Unë kam patur vajzën që e kam më të madhe në këtë çerdhe, kështu që e kisha shumë të thjeshtë për të vendosur edhe për djalin.”

Nga kjo e hënë të gjithë prindërit duhet të nisin regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Zhaneta Beqiri drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë e Tiranës zbulon në një intervistë për Report Tv se për të mirëpritur vogëlushët, në vijim do t’i hapen edhe 6 kopshte të reja publike.

 “Numri i madh i aplikimeve është shoqëruar dhe me vëmendje  për të shtuar kapacitetet fizike dhe burimet njerëzore.”Kopshtet e Tiranës mirëpresin deri në 8000 fëmijë në ditë, 46 kopshte në kopshtet urbane të Tiranës, 50 në Tiranën urbane dhe 39 çerdhe  dhe 6 kopshte do t’i shtohen Tiranës që minimumi zënë 500fëmijë.

Ndërsa aplikimet për regjistrimet në kopshte nisin më vonë, nga 13  Qershori dhe do të zgjasin 2 javë.

“Kjo dhe për faktin se fëmijët në çerdhe aplikojnë dhe gjatë vitit në momentin që ata  bëjnë gjashtë muaj. Risi edhe këtë vit do jetë që të gjithë fëmijët që kanë frekuentuar çerdhet publike dhe do vazhdojnë kopshte bëhet kalimi automatik në kopshtet që ato shprehin kërkesën e dëshirën e tyre.”

Shumë prindër preferojnë që çerdhja e fëmijëve për arsye nga më të ndryshmet, të mos jetë ajo që u takon sipas njësive të banimit. Edhe në këto raste, Drejtoresha Zhaneta Beqiri tregon se është gjetur një zgjidhjeje.

“Prindërit kërkojnë atë çerdhe që është më afër punës. Kjo bën sens sepse ata marrin lejen çdo dy , tre orë që shkojnë për të ushqyer fëmijën dhe absolutisht këtu tregojmë të gjithë angazhimin për t’u dhënë zgjidhje këtyre kërkesave.”

Për të lehtësuar prindërit në punë, brenda qershorit do të hapet çerdhja e dytë brenda një institucioni privat.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme