KUKES - Zona e Kalimashit në Kukës ështtë zgjuar mëngjesin e sotëm nën reshjet e para të dëborës.
 
Mësohet se reshjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk raportohen vështirësi sa i përket qarkullimit të automjeteve në Rrugën e Kombit, ku lëvizja e automjeteve vijon normalisht.
 
Megjithatë, nga ana e saj policia e shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë qarkullimit, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)