Nisin të martat e kinemasë italiane te
‘Reja’,eventi sfidon me pjesëmarrjen

Nisin të martat e kinemasë italiane te<br />‘Reja’,eventi sfidon me pjesëmarrjen
Për 10 të marta rresht, duke filluar nga data 30 maj deri më 1 gusht pranë instalacionit “Reja” do të shfaqen filmat italianë me titra në gjuhën shqipe. Nata e parë ka nisur mbrëmjen e së martës me filmin “E di ai lart”, me regji të Edoardo Falcones. 

Kinemaja italiane starton në Shqipëri, pikërisht për atë që pëlqehet më shumë, traditën e aktrimit dhe trajtimin e temave sociale dhe familjare nga regjisorë të talentuar. Të mos harrojmë dhe humorin fin, ku regjisorët kanë ekranizuar veprat e autorëve të shquar si Marco Bellocchio, Massimo Gramellini, Carlo Mazzacurati e më gjerë. 

filma te reja

Edicioni i dytë i Netëve të Kinemasë Italiane, është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës, Ministria e Jashtme dhe Bashkia e Tiranës. Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës Adriana Frissena thotë se filmat që do të shfaqen janë fimat më bashkëkohorë dhe më të vlerësuar

“Këto janë një kolanë e filmave klasikë të kinemasë italiane, të kinemasë italianë bashkëkohore, që kanë pasur një sukses të madh në Itali dhe janë vepër e artistëve të famshëm italianë në botë. Këta filma do të shfaqen për dhjetë të marta të njëpasnjëshme deri në datën 1 gusht. Filmi i Eduarto Falkones që do të shfaqet këtë natë është shumë interesant dhe ngjall shumë diskutime për problemet e shoqërisë. Kjo është një iniciativë e mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës për të promovuar një periudhë të rëndësishme të historisë së kinemasë italiane. Kjo nismë ka për qëllim të ofrojë edhe një mundësi zbavitjeje për ata që do të qëndrojnë në qytet gjatë verës”, tha Frissena.

frissena

Gjatë të martave të tjera do të shfaqen filmat “Më falni që ekzistoj!” me Paola Cortellesi-n dhe Raul Bova, filmi komik “Bukuroshët e babait” me regji të Guido Chiesa-s, “Pafsh ëndrra të bukura!” i Marco Bellocchio-s, i bazuar në romanin e Massimo Gramellinit, “Karrigia e lumturisë” e Carlo Mazzacurati-t. Do të vijojnë gjithashtu filmi “E thërrisnin Jeeg Robot”, si dhe dokumentari “Askush s’do të më gjejë” i Egidio Eronico-s për fizikanin e shquar Ettore Majorana.

Pjesëmarrja do të jetë e lirë për këdo që dëshiron të marrë pjesë. Filmat në programacion janë të llojit dramatik dhe komedi.Për 10 të marta rresht, duke filluar nga data 30 maj deri më 1 gusht pranë instalacionit “Reja” do të shfaqen filmat italianë me titra në gjuhën shqipe. Nata e parë ka nisur mbrëmjen e së martës me filmin “E di ai lart”, me regji të Edoardo Falcones. 
filma te reja

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione